Visite: 117
Vepro tani për një të ardhme pa plastikë
Vepro tani për një të ardhme pa plastikë: Bashkohuni me ne në reduktimin e mbetjeve plastike për të mbrojtur lumenjtë tanë.
Në kuadër të projektit BeMed + ka përfunduar hartëzimi i ndotjes plastike të lumit Shkumbin, Për më tepër kliko këtu.
Një nga komponentët e projektit BeMed+ mbështet rrjetin e aktorëve lokalë për të fituar një kuptim më të mirë të çështjeve që lidhen me ndotjen plastike dhe për të ndërtuar dhe mbështetur zbatimin e një plani veprimi që stargeton menaxhimin e mbetjeve, sektorin HoReCa dhe sektorin e turizmit sportiv. Për rrjedhoj, me qëllimin për të kuptuar më mirë kontekstin rajonal, po kryhen vlerësime te studime ekzistuese, projekteve shkencore dhe iniciativave të tjera mbi burimet dhe rrjedhat e ndotjes makro dhe mikroplastike në rajonet pilot. Bazuar në këto studime dhe për të plotësuar të dhënat dhe iniciativat që nuk ekzistojnë, në lumin Shkumbin është zbatuar protokolli për hartëzimin e ndotjes plastike në lumenj nga Surfrider Foundation Europe. Ky protokoll bën të mundur të kuantifikohet dhe cilësohet ndotja plastike në të gjithë zonën e ujëmbledhësit dhendertimin e një harte të zonave ku grumbullohen mbetjet si dhe tipologjinë e tyre. Metoda përfshin gjeolokimin e mbetjeve të dukshme (d.m.th. regjistrimin e pozicionit të tyre GPS) në brigje nga një varkë e tipit kajak duke përdorur një aplikacion celular. Të dhënat janë mbledhur në seksione të ndryshme prej 500 m deri në 4 km të shpërndara në mënyrë të barabartë në të gjithë lumin. Të dhënat e përpunuara përdoren për të lokalizuar zonat e lumit më të prekura dhe për të krahasuar ndotjen plastike në lumë nga një vit në tjetrin. Ky raport paraqet të dhënat e mbledhura nga data 26.05.2024 deri më 29.05.2024 për lumin Shkumbin. Per grumbullimin e te dhenave eshte bashkepunuar ngushte me Agjencine e Sportit dhe Turizmit ne Elbasan dhe nje grup te rinjsh te apasionuar ndaj sprtit të raftit.