Visite: 157
A parandalohet ndotja plastike ne Shqiperi dhe si menaxhohet keto mbetje?
A parandalohet ndotja plastike ne Shqiperi dhe si menaxhohet keto mbetje?
Prodhimi, konsumi dhe mbetjet plastike po shtohen në mënyrë eksponenciale, duke ndikuar në ekosistemet detare, të ujërave të ëmbla dhe tokësore dhe duke kontribuar në gazet me efekt serrë (GES) dhe në emetimet kimike të rrezikshme e me pasoja për shëndetin e njeriut, ekonominë dhe mirëqenien sociale anembanë botës.
Sipas raportit te realizuar ne kuader te Projektit BeMed+ rezulton se ne Shqiperi hasen disa vështirësi në nivelin e zinxhirit të para-grumbullimit, grumbullimit, pastrimit, rikuperimit dhe riciklimit në vend. Trajtimi në veçanti ka paraqitur shumë vështirësi organizative dhe teknike, duke shkaktuar probleme mjedisore, sociale dhe ekonomike. Raporti fokusohet në identifikimin dhe vlerësimin e pikave kryesore të forta dhe sfidave të pushtetit qendror dhe vendor për menaxhimin e mbetjeve plastike. Identifikohet dhe vlerësohet niveli më i mirë i qeverisjes dhe mjetet më të përshtatshme legjislative dhe/ose rregullatore dhe/ose vullnetare për t'iu përgjigjur problemit të ndotjes plastike në rajonin pilot në Shqipëri. Për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit të menaxhimit të mbetjeve plastike dhe ristrukturimin e tij në përputhje me rekomandimet rajonale dhe ndërkombëtare, raporti jep dhe disa rekomandime ne formen e nje letre pozicionimi për të gjitha nivelet e zinxhirit të vlerës dhe për aktivitetet e rikuperimit dhe trajtimit të mbetjeve. Në veçanti, rekomandimet (lexo për më tepër) theksojnë rëndësinë e zhvillimit të një kuadri të përshtatshëm institucional, financiar dhe teknik, mbështetur nga kërkimi shkencor dhe inovacioni, si dhe një plan komunikimi dhe edukimi.
Çdo zgjedhje ka rëndësi, nga refuzimi i plastikës me një përdorim të vetëm deri tek advokimi për alternativa të qëndrueshme!