INCA
INCA synon rritjen dhe aktivizimin e burimeve njerëzore nëpërmjet nxitjes së formimit profesional për mbrojtjen e natyrës në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve. Edukimin qytetar, social, teknik, shkencor e kulturor të cdo lloj forme, sipas koncepteve, normave dhe standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Harmonizimin e burimeve njerëzore e materialeve dhe vënien e tyre në shërbim të zhvillimeve rajonale në fushën mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht të natyrës, të formimit profesional dhe punësimit, afrimit dhe integrimit të vendit në rajon, Europë e më gjerë.
INCA ofron shërbimet kryesore të saj në pjesën kërkimore e studimore dhe proçesin e ngritjes së kapaciteteve:
- Vlerësime për biodiversitetin dhe “shërbimet mjedisore”
- Kryerja e studimeve të visibilitetit dhe përgatitja e dokumentave strategjike;
- Përgatitja e planeve të menaxhimit (zonat e mbrojura, zonat bregdetare, pyjet, plane turizmi);
- Trajnime për edukimin mjedisor dhe aktivitet për ngritje kapacitetesh
- Përgatitja e datebase-ve dhe të kartografimit (GIS);
- Organizimi dhe lehtësimi i takimeve e workshope-ve
Ne synojmë të jemi pjesë e projekteve europiane që zhvillohen për realizimin e programeve të zhvillimit mjedisor