Rreth INCA

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një organizatë jo qeveritare dhe jo fitim prurëse, e themeluar në Qershor të vitit 2000 dhe e regjistruar si e tillë nga Gjykata e Tiranës në vitin 2004, me vendimin Nr. 1087.

Kodi fiskal i këtij instiucioni është K52409010O.
 
INCA ka zyrën e saj qendrore në Tiranë, por vepron në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe më gjerë nëpërmjet partnerëve në nivel kombëtar dhe në rajon. 
 

Zyra qëndrore e organizatës ndodhet në Tiranë në adresën: Rr. Islam Alla, Pall. IVEA, Kati I. Zyra është e pajisur me rreth 10 poste pune, një sallë mbledhjesh me kapacitet 30 vende dhe ka të gjitha pajisjet e nevojshme, si kompjutera, skaner, fotokopje etj. Organizata drejtohet nga Presidenti, i cili përfaqëson edhe personin juridik, i zgjedhur nga Këshilli Administrativ, i përbërë nga 5 persona. Këshilli është përzgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme, e cila merr edhe vendimet kryesore për organizatën. Këshilli gjithashtu zgjedh edhe Drejtorin Ekzekutiv, i cili është përgjëgjës për zbatimin e çështjeve teknike. Kryetari i Këshillit është gjithashtu edhe President i organizatës.

Për të arritur objektivat e saj organizata ka vendosur një strukture teknike të brëndëshme:

  • Ruajtja e natyrës & biodiversiteti;
  • Zonat e mbrojtura & Database-i;
  • Ekosistemet e ujërave të embla;
  • Zona detare e bregdetare;
  • Menaxhimi i projekteve;
  • Komunikimi dhe faqia e internetit;
  • Zyra e financës dhe ekonomike;
  • Administrimi dhe dokumentimi.

Struktura e fundit mbulon kryesisht pjesën e logjistikës dhe mbështetjes, grumbullimin e të dhënave dhe dokumentacionin. Aktualisht INCA ka një staf prej 9 vetash që punojnë në zyrë, por nga ana tjetër organizata ka një grup ekspertësh të jashtëm nga fusha të ndryshme që punojnë përgjithësisht në universitete dhe institucione kërkimore. Në nivel kombëtar INCA ka një listë ekspertësh dhe persona kontakti që mbështesin dhe lehtësojnë punën e saj nëpër rrethe (rreth 30 individë). 

Nga Dhjetori 2009 INCA është anëtare e IUCN (Qëndres Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës) dhe shërben si zyrë përfaqësimi për organizatën e WWF (Fondi Botëror për Jetën e Egër) në Shqipëri ku ka realizuar dhe vazhdon punon për disa projekte së bashku. Që prej dhjetorit 2008 INCA është gjithashtu anëtare e Partneritetit Botëror të Ujit (GWP).

Gjithashtu që nga viti 2013 INCA është themeluese dhe drejton Rrjetin e Shoqatave për Mbrojtjen e Natyrës (Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës) i cili përfshin, për momentin, 8 organizata që zhvillojne aktivitetin në të gjithë vendin.

Rrjeti lokal i INCA 

Shoqata ka si qëllim kryesor të punës jap ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trainimeve dhe proçesit të pjesëmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal, mbrojtjen e florës dhe të faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik, menaxhimin e zonave të mbrojtura, menaxhimin e baseneve lumore, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimarësve politik dhe të ndërmarë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike.

Detyra e Instititutit është gjithashtu të integrojë ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjithë çështjet e tjera ose fusha të shkencës që kanë një ndikim në burimet natyrore në vend. Instituti do të jetë pjesë e proçesit të përmirësimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore Shqipëtare, si dhe integrimin Europian dhe duke synuar:

  • Rritjen dhe aktivizimin e burimeve njerëzore nëpërmjet nxitjes së formimit profesional për mbrojtjen e natyrës në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve;
  • Edukimin qytetar, social, teknik, shkencor e kulturor të cdo lloj forme, sipas koncepteve, normave dhe standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Harmonizimin e burimeve njerëzore e materialeve dhe vënien e tyre në shërbim të zhvillimeve rajonale në fushën mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht të natyrës, të formimit profesional dhe punësimit, afrimit dhe integrimit të vendit në rajon, Europë e më gjerë.
  • Gjithashtu shoqata ka për qëllim:
  • Të kryejë shërbime që synojnë nxitjen dhe zhvillimin e iniciativës në fushën e transferimit të teknologjive, racionalizimin e prodhimit dhe shërbimeve në rajon e më gjerë;
  • Të ripërterijë traditat kulturore përmes veprimtarive që favorizojnë zhvillimin e turizmit social, ekoturizmit, agroturizmit dhe artizanatit;
  • Të ofrojë asistencë, shërbime, konsulencë dhe trainim institucioneve publike, ndërmarrjeve, shoqatave dhe grupmoshave të ndryshme, veçanërisht atyre të reja, me qëllim zotërimin dhe zbatimin e teknologjive dhe metodave më të përparuara që përmiresojnë kushtet e realizimit të shërbimeve dhe produkteve;
  • Të promovojmë aktivitete në Shqipëri dhe jashtë saj që synojnë sidomos njohjen dhe përvetësimin në masë të normave dhe standarteve  ndërkombëtare në fushën e shërbimeve sociale, eficëncën në enrgji, menaxhimin e burimeve ujorë, ruajtjes së ambjentit, të barazisë së shanseve si dhe të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve,  të rinjve dhe grupeve të tjera sociale:
  • Të ofrojë asistencë dhe këshillim, në sektorët publike dhe privatë për përmirësimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës, veçanërisht për atë të zonave të mbrojtura;
  • Të marrë pjesë në projekte europiane  që zhvillohen për realizimin e programeve në përputhje me objektin dhe synimet e shoqatës.

Stafi i INCA

Genti KROMIDHA
Genti KROMIDHAPresident
Daniela MANE
Daniela MANEIPA Projects Officer

[email protected]

+355 69 2198780

Fioralba BEGEJA
Fioralba BEGEJAFinancial Officer

[email protected]

+355 672051948

Ergi PETANAJ
Ergi PETANAJJunior Communication Officer

[email protected]

+355 69 7506745

Nihat DRAGOTI
Nihat DRAGOTIExecutive Director

[email protected]

+355 672052114

Emirjeta ADHAMI
Emirjeta ADHAMIFreshwater and Climate Change Officer

[email protected]

+355 68 2062157

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: