Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Dita e Bjeshkës

Dita e Bjeshkës

Broshura PDF: Shiko dokumentin

Theth, 25 Qershor 2015

Me rastin e “Ditës së Bjeshkës” në Parkun Kombëtar Theth u zhvilluan aktivitete të ndryshme përr të promovuar vlerat natyrore e turistike të këtij parku.

Drejtori i AKZM, z.Zamir Dedej theksoi se "...ky aktivitet ka për qëllim promovimin e vlerave natyrore, turistike, klimatike dhe kulturore të zonës, afrimin e komunitetit me zonat e mbrojtura, pasi janë ata të parët që duhet të mbrojnë zonat ku jetojnë". Më tej ai shtoi se "Ministria e Mjedisit dhe AKZM synon zgjerimin e kësaj zone, duke nisur nga Vermoshi deri në Valbonë, që do të quhet Parku Kombëtar i Alpeve, duke përfshirë ndër të tjera edhe dy parqet kombëtare ekzistuese; Parkun Kombëtar të Thethit dhe atë të Luginës së Valbonës". Kështu, Parku Kombëtar i Alpeve do të ketë një sipërfaqe prej 85 mijë ha dhe do të jetë më i madhi në vend.

Aktivitetet nisën me parakalimin e tufave të bagëtive që u nisen për të veruar në Bjeshke, vazhdoi te Kisha e Thethit, ku ishin vendosur stendat dhe u prezantuan studimet e bëra per zonën.

Një vend të veçantë zuri edhe prezantimi i procesit të zonimit të Parkut të Alpeve që u bë nga eksperti i INCA-s z. Nihat Dragoti. Gjithashtu u fol per traditat dhe vlerat kulturore te saj. Ne fund u mbajt një koncert muzikor nga grupi folklorik "Treva"

Në aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të Ministrise së Mjedisit, asaj të Kulturës, të AKZM, të INCA, të AZM Shkodër, banorë të zonës etj. Aktivitetet u organizuan nga AKZM në bashkëpunim me INCA dhe GIZ.

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: