Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës mblidhet në Ulëz
Ulëz, 18 Qershor 2015
Këtë herë Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës është mbledhur në qytezën e Ulzës për mbledhjen e tij të rradhës për të diskutuar mbi veprimtaritë e deri tanishme, problematikat e hasura gjate punës së këtij viti si dhe aktivitetet për të ardhmen.
Në takim morën pjesë anëtarët e rrjetit, si dhe një vend të veçantë zuri prania e përfaqësuesve të Ambasadës Suedeze në Tiranë dhe të REC Albania.
Më parë përfaqësuesit e Ambasadës Suedeze dhe të REC Albania kryen një vizitë monitoruese në zyrat e Organizatës Miqësia Ulës ku u njohën me punën dhe veprimtaritë konkrete të saj, jo vetëm në kuadër të Programit SENiOR-A, por edhe me aktivitetet e tjera të saj.