Mbështetje e komunitetit të grave në aktivitete agrobujqësore
Karavasta–Divjakë, 1 Korrik 2015
Në kuadër të programit rajonal "Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut" koordinuar nga Noé Conservation, u zhvillua në karavasta takimi "Mbështetje e komunitetit të grave në aktivitete agrobujqësore".
Në takim u diskutuan tema të ndryshme si përmirësimi i jetës së komuniteteve përmes zhvillimit të aktiviteteve agrobujqësore, përfshirja e grave në bujqësinë organike, bujqësia organike, punësimi i gruas etj. Në takim merrnin përfaqësues të Noé Conservation, INCA-s, Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, përfaqësues të organizatës së Bujqësisë Organike, të Rrjetit AWEN-Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri si dhe banorë të zonës.
Ky program ka për qëllim të mbështesë menaxhimin e tre ligatinave të listuara nga Konventa Ramsar si ligatina me një rëndësi ndërkombëtare: Parku Kombëtar Liqeni i Kërkinit në Greqi, Parku Kombëtar Liqeni i Shkodrës në Mal të Zi dhe Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta në Shqipëri.