Hartimi i Planit të Menaxhimit të Qëndrueshëm të Turizmit
Vlorë 2 Korrik 2015
Në kuadër të projektit “Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut”, INCA organizoi në qytetin e Vlorës takimin e dytë me specialistë dhe grupet e interesit për hartimin e Planit të Menaxhimit të Qëndrueshëm Turistik të Zonës së Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan.
Në takim morën pjesë operatorë turistike të Vlorës, Drejtori Pergjithshëm i AKZM Zamir Dedej, përfaqësues të UNDP, përfaqesues të INCA, përfaqesues të OJF Vlorë etj të cilët e vunë theksin në punën e berë deri tani si dhe projektet që kanë për te ardhmen lidhur me menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura detare, me synim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve vendas e të huaj.
Gjithashtu në kuadër të këtij aktiviteti INCA organizoi edhe një vizitë turistike studimore në ZMD Karaurun-Sazan.