Visite: 940
"Watch-dog" dhe modelet e strategjisë advokuese
Në vazhdën e takimeve informuese mbi legjislacionin kombëtar në fushën e ruajtjes së burimeve natyrore dhe përgjegjësitë e pushtetit vëndor, format dhe mjetet për të avokuar, këtë herë, INCA u ndal përsëri në Lezhë, Divjakë dhe Has.
Takimet kishun për qëllim forcimin e njohurive lokale për vlerësimin e problematikave mjedisore lokale dhe hartimin e strategjive advokuese për përmirësimin e situatës. Në këtë takim rrjeti dhe aktorët e tjerë do të informohen edhe mbi format dhe mjetet që INCA do të ndajë me rrjetet lokale informacionin mbi modelet e metodologjisë monitoruese/vlerësuese "Watch-dog", modele të strategjisë advokuese, strukturën e përmbajtjes së Planeve Lokale të Veprimit për Mjedisin, mjete të cilat do të përdoren nga vetë antarët e rrjetit gjatë këtij takimi për hartimin e programit të monitorimit watch-dog dhe strategjisë së advokimit, dhe që do të dakortsohen për t'u zbatuar në periudhën e mëpasshme të punes së projektit.
Këto aktivitete u realizuan nga #INCAAlbania në bashkëpunim me #HorizontEU në Divjakë, #KlubiEkologjikLezhë në Lezhë si dhe #MMZHTHas në Has,në kuadër të projektit "Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale", me mbështetjen financiare të #LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/watch-dog-dhe-modelet-e-strategjise-advokuese#sigProIde3bf011b78
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/watch-dog-dhe-modelet-e-strategjise-advokuese#sigProIde3bf011b78