Visite: 908
Forcimi i ligatinave në Ballkan për ruajtjen e pelikanit të Dalmacisë-faza e II
Më datë 30.5.2022, në Pogoricë, Mali i Zi, u mbajt takimi përmbyllës i projektit "Forcimi i ligatinave në Ballkan për ruajtjen e pelikanit të Dalmacisë-faza e II-të", i cili mbështetjet nga programi "Menaxhimi i ligatinave dhe ruajtja e pelikanit kacurrel në pellgun e mesdheut", të financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), dhe zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Noè Conservations. Aktivietet e projektit u zhvilluan në PK " Divjakë-Karavasta".
Në këtë takim ishin të pranishëm Dr.Sajmir HOXHA, Noé Program Coordinator dhe z.Ergi Petanaj, nga stafi i INCA-s.
Ergi, me mjaft profesionalizëm prezantoj punën, aktivitete dhe rezultatet e arrira në kuadër të zbatimit të projektit me stafin e menaxhimit të parkut, për forcimin e kapaciteteve të tyre përkatëse në funksion të përmirësimit dhe zbatimit të kuadrit ligjor e rregullator, të konceptit dhe informacionit mbi ligatinat, vlerat natyore, të biodiversitetit, aktivitetet tradicionale, kulturore, ekoturistike, edukimin mjedisor ndërgjegjësues dhe menaxhimin e kërcënimeve ndaj tyre, përfshi dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike.
Po ashtu për qeverisjen e mencur të ligatinave, zbatimin e planit të menaxhimit dhe planit të veprimit, të planit të bashkëmenaxhimit të peshkimit si dhe rolin për forcimin e bashkëpunimit me aktorët lokalë, palët e interesit dhe ato përfituese.
Me mjaft interes ishte prezantimi i takimeve dhe i bashkëbisedimeve me një munër të konsideruar të përfaqësuseve të peshkatarëve, në lidhje me zhvillimin e peshkimit të qëndrueshëm; me fermerëve, për mbështetjen e tyre për të zhvilluar bujqësinë organike, brenda sipërfaqes së parkut.
Konkluzionet dhe sugjerimet e mbledhura në kuadër të projekti shërbejnë për përmirësime në kuadrin ligjor e rregullator, si dhe vendosjen, forcimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve e të veprimeve mes peshkatarëve dhe fermerëve, si grup me interes për të përdorur burimet peshkore të ligatinave dhe futjen e bujqësisë organike, duke rritur ndërgjegjësimin e tyre në bashkëpunim me stafin e parkut dhe strukturat përgjegjëse shtetërore në nivel vendor, si dhe me aktorët e tjerë të identifikuar, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, të arsimit dhe nga njohja dhe shpërndarja njohurive të krijuara nga përfitimet e projektit.
Urime Ergi, për prezantimin e bërë nga Ju, në emër të INCA-s dhe njëherazi të urojmë suksese dhe vijimësi në punën dhe rrugëtimin tuaj, tek INCA.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/forcimi-i-ligatinave-ne-ballkan-per-ruajtjen-e-pelikanit-te-dalmacise-faza-e-ii#sigProId03ff1db456
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/forcimi-i-ligatinave-ne-ballkan-per-ruajtjen-e-pelikanit-te-dalmacise-faza-e-ii#sigProId03ff1db456