Visite: 801
Vlerësimi i livadheve të posidonia oceanica në zonën e Palasës
Livadhet e Posidonia oceanica konsiderohen ndër ekosistemet bregdetare më përfaqësuese e të rëndësishme të Mesdheut. Posidonia oceanica është e ndjeshme ndaj ndryshimeve në mjedisin detar të shkaktuara nga shqetësime antropogjene. Në përgjithësi, ndotja, mbi-sedimentimi, eutrofizimi dhe turbullira e shtuar e ujit, janë faktorët kryesorë shqetësues. Studimi dhe njohja e shtretërve të Posidonia oceanica është themelore për njohjen e statusit ekologjik të ekosistemeve bregdetare. Për vleresimin e këtyre livadheve, INCA po zbaton projektin me qëllim rritjen e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjediseve detare bregdetare.
Në kuadër të projektit "Vlerësimi i livadheve të posidonia oceanica në zonën e Palasës" i financuar nga GEF SGP, INCA organizoi aktivitetin e edukimit dhe ndërgjegjësimit me shkollat lokale me synimin që të promovojë kreativitetin e fëmijëve në temën e ruajtjes së livadheve të Posidonia oceanica dhe mjedisit të përgjithshëm detar. Përmes këtij aktiviteti femijet do të nxjerrin kreativitetin e tyre që do të finalizohet me një konkurs artistik.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/vleresimi-i-livadheve-te-posidonia-oceanica-ne-zonen-e-palases#sigProId46862ad0cd
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/vleresimi-i-livadheve-te-posidonia-oceanica-ne-zonen-e-palases#sigProId46862ad0cd