Trajnim dhe mbështetje peshkatarëve në Parkun Kombëtar Divjakë - Karavasata
Menaxhimi i ligatinave dhe ruajtja e pelikanit kaçurrel në pellgun e mesdheut
Në kuadër të projektit "Forcimi i ligatinave në Ballkan për ruajtjen e pelikanit të Dalmacisë - faza e II-të", i cili mbështetjet nga programi "Menaxhimi i ligatinave dhe ruajtja e pelikanit kaçurrel në pellgun e mesdheut", të financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Noè Conservations, zhvilloi trajnime me peshkatarët e Parkut Kombëtar "Divjakë-Karavasta" në Kamenicë, Adriatik dhe Divjakë.
Qëllimi kryesor i trajnimeve ishte përcjellja tek peshkatarët pranë Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta” të konceptit dhe informacionit mbi ligatinat, vlerat natyore, të biodiversitetit, aktivitetet tradicionale, kulturore, eko-turistike, edukimin mjedisor ndërgjegjësues dhe menaxhimin e kërcënimeve ndaj tyre, përfshi dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike.
Trajnimi shërbeu për informimin dhe nxitjen e bashkëbisedimit me peshkatarët për çështjet e bashkëmenaxhimit të burimeve peshkore në ligatinat brenda territorit të parkut, forcimin e kapaciteteve të tyre përkatëse në funksion të përmirësimit dhe zbatimit të kuadrit ligjor e rregullator, të planit të menaxhimit e planit të veprimit, të planit të bashkëmenaxhimit të peshkimit dhe forcimin e bashkëpunimit me aktorët lokalë, palët e interesit dhe ato përfituese.
Konkluzionet dhe sugjerimet e mbledhura në këtë takim do të shërbejnë për përmirësime në kuadrin ligjor e rregullator, si dhe vendosjen, forcimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve e të veprimeve mes peshkatarëve, si grup me interes për të përdorur burimet peshkore të ligatinave, duke rritur ndërgjegjësimin e tyre në bashkëpunim me stafin e AdZM Fier, si dhe me aktorët e tjerë të identifikuara të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, peshkatarëve, të arsimit dhe nga njohja dhe shpërndarja njohurive të krijuara nga përfitimet e projektit.
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/trajnim-dhe-mbeshtetje-peshkatareve-ne-parkun-kombetar-divjake-karavasata#sigProId7ebb7bdce4