Thirrje shkollave për veprim - Përmet

Thirrje shkollave për veprim - Përmet

Edukimi mjedisor si praktikë e vlefshme në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe një mjet për të trajtuar problemet globale mjedisore!

Në kuadër të projektit “Aksionet e Komunitetit për ruajtjen e Zonave të Mbrojtura - A.C.A.P”
financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me Agjencine Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) organizoi eventin “Edukimi mjedisor si praktikë e vlefshme në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe një mjet për të trajtuar problemet globale mjedisore”.

Ky event vjen si rrezultat përfundimtar i fushatës ndërgjegjësuese dhe edukuese të titulluar “Thirrje shkollave për veprim”, zbatuar në tre vite bëshkëpunimi me mësueset dhe nxënësit e shkollave dhe komunitetin pranë disa zonave të mbrojtura ku për qarkun Gjirokastër është përzgjedhur Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli.

Qëllimi i këtij eventi ishte të prezantojë rrezultatet e fushatës dhe të inkurajojë perceptimin dhe sjelljen ndaj natyrës si dhe të nxisë frymëzimin për aksione të mëtejshme me fokus ruajtjen dhe promovimin e natyrës.

Fushata ndërgjegjësuese “Thirrje shkollave për veprim” është zbatuar nga stafi i Administratës së
Zonave të Mbrojtura Gjirokastër, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, organizata italine
COSV në bashkëpunim të ngushtë dhe shumë të vlerësuar të stafit të dy shkollave 9-vjeçare në
qytetin e Përmetit, shkolla “Meleq Gosnishti” dhe shkolla “Nonda Bulka” si dhe kontributin dhe
përfshirjen e komunitetit të gjërë të nxënësve, mësuesve dhe prindërve.

Në përfundim të eventit u shpërndanë edhe certifikata për të gjithë mesuesit që kanë kontribuar dhe janë përfshirë aktivisht gjatë zbatimit të programit të edukimit mjedisor për brezat e rinj në kuadër të projektit ACAP.

 

 

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: