Blue Seed

Blue Seed

Blue seed me mbështetjen e Fondacionit MAVA dhe në partneritet me Parkun Kombëtar të Brijunit në Kroaci dhe MedPAN, organizuan një kurs trajnimi 5-ditor në datë 18-22 Tetor, mbi efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e projekteve mbi rujtjen e mjediset detare.

Ruajtja e ekosistemeve detare do të thotë gjithashtu përballje me një mjedis krejtësisht të ndryshëm, që përfshin menaxhimin, planifikimin ose financimin për sigurimin e ruajtjes.

Objektivi i këtij trajnimi ishte t'u ofrojë pjesëmarrësve disa mjete praktike që do t'u mundësojnë të kuptojnë më mirë proceset e ruajtjes së këtyre zonave detare me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë 5 ditëve, u njohën me faktin se si zgjidhjet aktuale për ruajtjen e biodiversitetit detar janë shpesh joefektive ose të paqëndrueshme, kur ata nuk marrin parasysh gjithashtu qëndrueshmërinë financiare ose rëndësinë e palëve të interesuara ose komuniteteve lokale.

Gjatë këtij trajnimi u studiuan aspekte të ndryshme të efektivitetit të menaxhimit të projekteve të ruajtjes detare, duke filluar nga planifikimi i menaxhimit te planifikimi i biznesit, mbledhja e fondeve, mekanizmat e vetëfinancimit, përfshirja e palëve të interesuara, inovacioni dhe sipërmarrja e komunitetit.
 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: