Visite: 769
Mision i IUCN në lumin Buna
Misioni i rradhës i IUCN Eastern Europe and Central Asia në kuadër të projektit "Mbrojtja e Grykëderdhjes së Lumit Buna, Faza II", i cili financohet nga MAVA dhe zbatohet në partneritet nga IUCN, PAP/RAC dhe INCA, në bashkëpunim të ngushtë me Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër, zhvilloi këto ditë një sërë takimesh me Prefekten e Qarkut Shkodër, përfaqësues të Bashkisë dhe të AdZM Shkodër, Sektorit të Ekstensionit Bujqësor dhe profesorë të Universitetit Shkodër, si dhe me përfituesit e minigrandeve të aplikuara në kuadër të projektit gjatë fazës së parë dhe të dytë.
Gjatë takimeve u diskutua mbi fokusin e vazhdimësisë së projektit, bazuar në nevojat për përmirësimin e kapaciteteve të menaxherëve lokalë të zonave të mbrojtura dhe anëtarëve të Komitetit të Menaxhimit, si dhe organizatave apo përfaqësuesve të komunitetit të përfshirë në përdorimin e burimeve natyrore të zonës. Gjithëpërfshirja në qeverisjen e Peisazhit të Mbrojtur Lumi Buna dhe territoret ligatinore përreth tij, kompetenca e lartë profesionale e instutcionve lokale dhe bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me komunitetin lokal, do të luajë një rol jetik në menaxhimin e shëndoshë të zonës së mbrojtur dhe zhvillimin scioekonomik të saj.
Ditën e fundit të misionit, IUCN dhe INCA organizuan një koktej rasti për promovimin e bashkëpunimit dhe kontributit të ndërsjelltë në kuadër të projektit.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/mision-i-iucn-ne-lumin-buna#sigProIdd7397b94fa
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/mision-i-iucn-ne-lumin-buna#sigProIdd7397b94fa