Visite: 733
Thirrje Shkollave për Veprim - Berat
Edhe në qytetin e Beratit u organizua eventi përmbyllës i Fushatës Ndërgjegjësuese me shkollat 9-vjeçare të këtij qyteti "Thirrje Shkollave për Veprim" mbështetur nga projekti "Aksionet e Komunitetit për Zonat e Mbrojtura" dhe INCA, dhe financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Edukimi mjedisor si praktikë e vlefshme në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe një mjet për të trajtuar problemet globale mjedisore!
Në kuadër të projektit “Aksionet e Komunitetit për ruajtjen e Zonave të Mbrojtura - A.C.A.P” financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me Agjencine Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) organizoi eventin “Edukimi mjedisor si praktikë e vlefshme në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe një mjet për të trajtuar problemet globale mjedisore”.
Ky event vjen si rrezultat përfundimtar i fushatës ndërgjegjësuese dhe edukuese të titulluar “Thirrje shkollave për veprim”, zbatuar në tre vite bëshkëpunimi me mësueset dhe nxënësit e shkollave dhe komunitetin pranë disa zonave të mbrojtura ku për qarkun Berat është përzgjedhur Parku Kombëtar Mali i Tomorrit.
Qëllimi i këtij eventi ishte të prezantojë rrezultatet e fushatës dhe të inkurajojë perceptimin dhe sjelljen ndaj natyrës si dhe të nxisë frymëzimin për aksione të mëtejshme me fokus ruajtjen dhe promovimin e natyrës.
Fushata ndërgjegjësuese “Thirrje shkollave për veprim” është zbatuar nga stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Berat, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, organizata italine COSV në bashkëpunim të ngushtë dhe shumë të vlerësuar të stafeve të shkollave 9-vjeçare në qarkun e Beratit, si dhe kontributin dhe përfshirjen e komunitetit të gjërë të nxënësve, mësuesve dhe prindërve.
Në përfundim të eventit u shpërndanë edhe certifikata për të gjithë mësuesit që kanë kontribuar dhe janë përfshirë aktivisht gjatë zbatimit të programit të edukimit mjedisor për brezat e rinj në kuadër të projektit ACAP.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/thirrje-shkollave-per-veprim-berat#sigProIdfb61d35e95
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/thirrje-shkollave-per-veprim-berat#sigProIdfb61d35e95