Mbyllet projekti ACAP

Mbyllet projekti ACAP

Takimi përmbylles i projektit ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania, projekt i zbatuar prej 3 vitesh në qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës, me fokus Zonat e Mbrojtura, u mbajt ne seline e Konsullates Italiane ne Vlore.
 
Një komponent tepër i rëndësishëm i projektit zbatuar nga Inca Shqipëria, ishte dhe edukimi mjedisor në shkollat 9-vjecare të ndodhura pranë Zonave të Mbrojtura të këtyre tre qarqeve.
 
Qëllimi ishte ndërgjegjësimi i brezave të rinj në krijimin e një edukate për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit ku mësojnë dhe jetojnë.
 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: