Veprimi për Bunën II: Thirrje për propozime

Veprimi për Bunën II: Thirrje për propozime

Veprimi për Bunën II: Thirrje për propozime

Partnerët e projektit “Living Buna” ftojnë banorët e Peizazhit të Mbrojtur të Lumit Buna Velipojë të paraqesin propozimet e tyre për financimin e projekteve të dobishme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomiko-shoqëror dhe restaurimin e ekosistemit të kësaj zone. Qëllimi i përgjithshëm i Thirrjes është të ofrohet kontributi në ruajtjen afatgjatë të llojeve dhe habitateve në këtë zonë të mbrojtur, duke mbështetur  veprimet konkrete në terren. Thirrja mbyllet më 22 Gusht  2021. - (datë e re 05 Shtator 2021).

Afati për aplikuesit është shtyrë. Thirrja për Propozime do të mbyllet më 5 Shtator 2021.

Idetë duhet të lidhen me një (ose disa) nga prioritetet tematike të identifikuara:

  • Restaurimi i habitateve bregdetare dhe zbatimii zgjidhjeve të mbështetura tek natyra(veprimtaritë e mundshme mund të përfshijnë pyllëzimin e zonave të degraduara dhe të fragmentuara(copëzuara) buzë lumenjve; restaurimin e zonave të dunave ranore ose tëhabitateve të rëndësishme; ose inventarin e zonave / habitateve bregdetare të pasura me biodiversitet dhe të cënueshme);
  • Skemat e stimujve agro-mjedisordhe të kursimit të ujit duke përfshirë përmirësimin e qëndrueshmërisë së sistemeve të ujitjes (si shembull mund të merren parasysh kontejnerët e përshtatshëm për mjedisin në lidhje me depozitimin e plehrave organikë; përmirësimin e sistemeve të ujitjes; rritjendhe kultivimin e qëndrueshëm të bimëve mjekësore autoktone; ose përmirësimin e cilësisë së ujit);
  • Turizmi i qëndrueshëm dhe zhvillimi i infrastrukturës (projektet mund të propozojnë zhvillimin e shtigjeve tematike të përshtatshme për mjedisin për ecje dhe çiklizëm; promovimin e habitateve dhe llojeve më të rëndësishme të zonës; zhvillimin e ofertave tëeko-turizmit të qëndrueshëm, duke përfshirë shërbimet e hotelerisë, bujtinat, etj.); dhe
  • Peshkimi i qëndrueshëm (veprimtaritë e mundshme mund të përfshijnë krijimin e fermave të peshkut të përshtatshme për mjedisin; mbështetjen për objektet e qëndrueshme të kultivimit tëpeshkut ose të veprimtarive të peshkimit tradicional dhe të përshtatshëm për mjedisin.

Kohëzgjatja e secilit projekt duhet të jetë minimumi 6 muaj dhe maksimumi 11 muaj. Të gjithë projektet duhet të kryhen brenda kufijve të Peizazhit të Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë dhe njësive të tyre bashkiake: Rrethinat, Ana e Malit, Dajç, Velipojë, Bërdicë, Bushat, Balldren i Ri, dhe Shëngjin. Qëllimi i përgjithshëm i Thirrjes është të ruhen vlerat ekologjike dhe kulturore të Peizazhit të Mbrojtur duke mundësuar kështu përdorimin e qëndrueshëm të shërbimeve të ekosistemit që ai ofron.

Kush mund të aplikojë?

OJQ-të, Organizatat e Shoqërisë Civile, Universiteti dhe komunitetet e nivelit vendorqë ndodhen në Shqipëri dhe kanë përvojë me punën brenda Peizazhit të Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë (PMLBV-së).

Kur?

Thirrja për propozime është e hapur nga 03 Gusht 2021 dhe do të mbyllet më 22 Gusht 2021 në 23:59 CEST.

Si?

Propozimet mund të dorëzohen në mënyrë elektronike tek adresa e elektronike e INCA-s Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Nëse jeni të interesuar të aplikoni, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Living Buna (https://bit.ly/3rWmKDF). Aty do të gjeni të gjithë informacionet dhe dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kriteret e pranimit për aplikim.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

IUCN, PAP / RAC dhe INCA, në bashkëpunim me AKZM-në dhe AdZM-në Shkodër, po promovojnë programin e Granteve të Vogla, si pjesë e projektit Living Buna, të financuar nga Fondacioni MAVA.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: