Takime advokuese në kuadër të MPA Network project

Takime advokuese në kuadër të MPA Network project

Takime advokuese në kuadër të MPA Network project

Takime advokuese për zhvillimin e qëndrueshëm të peshkimit artizanal dhe rekreativ pranë ZMD Karaburun-Sazan

Krijimi i Zonave të Mbrojtura Detare (MAP) dhe bashkëpunimi me peshktarët artizanal dhe rekreativ, lidhin  bashkë interasat për peshkim dhe ato për ruajtjen e stokut të peshkut në det.  Kjo qasje konsiderohet si një nga zgjidhjet për të lëvizur drejt peshkimit të qëndrueshëm. Peshkimi në shkallë të vogël (PShV) akoma përbën shumicën e sektorit të peshkimit komercial në vend. Meqenëse zonat e mbrojtura detare (MPA), gjenden kryesisht në zonat bregdetare dhe të cekëta, ndërveprimi i tyre me sektorin PShV është i pashmangshëm. Nën këtë kendveshtrim, është thelbësore që komuniteti i PShV, menaxherët e MAP dhe autoritetet publike të punojnë së bashku për të menaxhuar ndërveprimin sa më me kujdes. Edhe pse disa MAP duhet të mbahen plotësisht pa aktivitet peshkimi, bashkëpunimi me komunitetin PShV është shumë i nevojshëm për të menaxhuar, monitoruar dhe mbrojtur MPA-të në përgjithësi - dhe gjithashtu për të përfituar PShV duke forcuar rezervat dhe përmirësuar zonat e peshkimit. Për të lehtësuar këtë bashkëpunim, autoritetet publike duhet të decentralizojnë qeverisjen në menaxhimin e peshkimit dhe të inkurajojnë qasje pjesëmarrëse në menaxhimin e MAP. Aktualisht në vendin tonë Peshkimi artizanal dhe ai rekreativ janë duke u përballur më shumë vështirësi dhe mangësi si në procesin e organizativ, ashtu edhe atë teknik dhe rregullator. 

Projekti i BE-së  “MPA NETWORKS - Mbështetje e efektivitetit të Zonave të Mbrojtura Detare (ZMD) përmes rrjeteve të fuqishme dhe bashkëpunuese në Mesdhe”, me bashkëfinancim nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal në kuadrin e programit Interreg Med, i cili ka nisur nga zbatimi prej një viti në rajonin e Vlorës, përfshirë Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan (PKDKS) ka  sjellë në vemendje disa praktika pozitive që synojnë bashkëpunimin mes të gjithë aktoreve publik dhe jo publik, me qëllim përfitimin si në aspektin e mirëmenaxhimit të një zone të mbrojtur detare, ashtu edhe të zhvillimit të qëndrueshem të peshkimit artizanal, duke ndikuar pozitivisht edhe në impaktin socio-ekonomik të komunitetit të peshkatareve që jetojnë pranë ZMD.

Në këtë kuadër Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me ekspertë të fushes, AdRZM Vlorë dhe organizata të shoqërise civile lokale si Flag Pine, ashtu, si dhe vetë komunitetin e peshkatereve, kanë hartuar sëbashku një dokument me rekomandime për përmirësime në kuadrin ligjor dhe rregullator. Për reflektimin e këtyre rekomandimeve INCA ka nisur një seri takimesh advokuese  pranë instiucioneve lokale dhe qendrore. Takime advokuese janë ndërmarë me Zëvëndës Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Roland Kristo, me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura z. Zamir Dedej si dhe me Drejtoreshen e Biodiversitetit pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit zj. Klodiana Marika. Takimet do të vazhdojnë edhe më tej me përfaqësues të Ministrive të tjera të linjës me qëllim ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme bashkëpunuese me fokus zhvillimin e qëndrueshëm të peshkimit në shkalle të vogël pranë zonës së Kraburun Sazanit.

Më shume rreth rekomandimeve mund të lexoni:

Document of Recomandation

Projekti & Rekomandimet nga Peshkataret

www.mpa-networks.interreg-med.eu

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: