Trainime për ngritjen e kapaciteteve të stafeve të AdZM-ve

Trainime për ngritjen e kapaciteteve të stafeve të AdZM-ve

Në kuadër të projektit “Nxitja e qeverisjes gjithëpërfshirëse të zonave të ligatinave”, Instituti për Ruajtjen e Natyrës (INCA), zhvilloi trajnimet me temë “Sesion trajnimi për ngritjen e kapaciteteve të stafit të AdZM-ve dhe palëve kryesore të interesit për përdorimin e duhur të mjeteve nga manuali i qeverisjes” me AdZM-të e Shkodrës, Lezhës, Fierit dhe të Korçës.

Ky projekt promovon qeverisjen gjithëpërfshirëse të ekosistemeve komplekse të ligatinave përmes përdorimit dhe përshtatjes së mjeteve të qeverisjes së mirë me qëllim arritjen e objektivave të përdorimit të qëndrueshëm dhe ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave natyrore në vendet pilot të përzgjedhura, dhe lehtësimin e OShC-ve dhe komunitetit. Aktivitetet e rrjetëzimit do të lehtësojnë transferimin e mësimeve të nxjerra tek palët e interesuara dhe shkëmbimin e praktikave të qeverisjes së mirë mes menaxherëve dhe palëve të tjera të interesit. Përmes fuqive të kombinuara të rrjetëzimit dhe një qasje dinamike nga poshtë-lart që lidh përvojën në terren dhe proceset e vendimmarrjes, do të kontribuojë fuqishëm në përmirësimin e qeverisjes dhe zbatimit të planeve të menaxhimit të ligatinave të zgjedhura.

Trajnimi shërben si bazë e ngritjes së njohurive të aktorëve bashkëpunues në mënyrën e bashkëqeverisjes së zonave ligatinore duke krijuar sinergji midis grupeve të aktorëve dhe përdoruesve të zonave ligatinore dhe duke kuptuar më mirë mënyrën e bashkëpunimit midis qeverisjes qendrore e lokale dhe administratave të zonave ligatinore bazuar në vlerat natyrore të tyre.

Ky trajnim u zhvillua në zonat ligatinore të Liqenit të Shkodrës, të Kune – Vainit, të Divjakë – Karavastasë dhe të Prespës si pjesë të rrjetit të zonave të mbrojtura natyrore dhe për këtë trajnim projekti është mbështetur në dokumentet kryesore të punës së menaxhimit të zonave të mbrojtura, si dhe në manualin e Qeverisjes (fletët e Vetëvlerësimit dhe Vlerësimit të Shpejtë dhe Mjeti i Planifikimit) do të ndihmojë AdZM-të të identifikojnë çështjet e mundshme të qeverisjes dhe do të lehtësojë diskutimin me autoritetet përkatëse për adresimin e tyre, duke siguruar zbatimin e duhur të planit të menaxhimit dhe ruajtjen e biodiversitetit dhe ekosistemeve që është hartuar nga PAP/RAC, IUCN dhe fondacioni MAVA.

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: