Trajnim me stafin e Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta"

Trajnim me stafin e Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta"

Menaxhimi i ligatinave dhe ruajtja e pelikanit kaçurrel në pellgun e mesdheut
 
Në kuadër të projektit "Forcimi i ligatinave në Ballkan për ruajtjen e pelikanit të Dalmacisë-faza e II-të", i cili mbështetjet nga programi "Menaxhimi i ligatinave dhe ruajtja e pelikanit kaçurrel në pellgun e mesdheut", të financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Noè Conservations, po zhvillon trajnimin e parë mbi çështjet e kuadrit ligjor dhe të menaxhimit të zonave ligatinore duke u mbështetur në një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe në koordinim dhe bashkëpunim me aktoret e identifikuar, si përdorues të zonës ligatinore brenda PK Divjakë-Karavasta.
 
Qëllimi kryesor i trajnimit është përcjellja tek stafi i Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta” të konceptit dhe informacionit mbi ligatinat, vlerat natyore, të bidiversitetit, aktivitetet tradicionale, kulturore, eko-turistike, edukimin mjedisor-ndërgjegjësues dhe menaxhimin e kërcënimeve ndaj tyre, përfshi dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike.
 
Trajnimi do të shërbejë për informimin dhe nxitjen e bashkëbisedimit me stafin për çështjet e bashkëmenaxhimit dhe qeverisjes gjithëpërfshirëse të ligatinave brenda territorit të parkut, forcimin e kapaciteteve të tyre përkatëse në funksion të përmirësimit dhe zbatimit të kuadrit ligjor e rregullator, të planit të menaxhimit e planit të veprimit, të planit të bashkëmenaxhimit të peshkimit dhe forcimin e bashkëpunimit me aktorët lokalë, palët e interesit dhe ato përfituese.
 
Në këtë bashkëbisedim të lirë, do të trajtohet edhe menaxhimi i integruar i ligatinave, përvoja dhe praktikat më të mira lokale dhe rajonale në mirëmenaxhimin e ligatinave.
 
Konkluzionet dhe sugjerimet e mbledhura në këtë takim do të shërbejnë për përmirësime në kuadrin ligjor e rregullator, si dhe vendosjen, forcimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve e të veprimeve mes stafit të parkut me partnerët bashkëpunuese, duke rritur ndërgjegjësimin e vendimmarrësve, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, peshkatarëve, të arsimit dhe nga njohja dhe shpërndarja njohurive të krijuara nga përfitimet e projektit.
 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: