Vazhdojnë ditët informuese nën moton "Qeverisja e mirë promovon qëndrueshmërinë"
Vazhdojnë ditët informuese nën moton "Qeverisja e mirë promovon qëndrueshmërinë"
Maqellara, një nga zonat më të bukura të Parkut Natyror Korab-Koritnik, edhe këtë vit mblodhi në bukurinë e sa banorët e zonës dhe jo vetëm për të promovuar vlerat e traditat më të bukura të maleve shqiptare, e ku për çdo vit, “banorët” e ikur të saj mblidhen për t’u takuar dhe për të vlerësuar mes intelektualëve të zonës, vlerat natyrore dhe ekonomike që kjo zonë i ofron komunitetit dhe si ata mund të kontribuojnë për ta ruajtur e zhvilluar më shumë atë.
Festa e “Ditës së Diasporës” ishte destinacioni i kësaj dite informuese mbi rëndësinë e vlerave natyrore të zonës dhe mënyrat e mira të qeverisjes së saj përmes kuptimit të punës së përbashkët dhe mbrojtjes së këtyre vlerave nga ana e AdZM-së dhe e komunitetit të aktorëve kyç, që i japin asaj më shumë njohje dhe zhvillim lokal të qëndrueshëm.
Njohuritë e përmirësuara dhe të kuptuarit më të mirë të të drejtave, interesave, shqetësimeve dhe kapaciteteve lokale për ruajtjen dhe jetesën e qëndrueshme do të kontribuojnë patjetër në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, në përputhje me parimet e IUCN-së për qeverisjen e mirë për zonat e mbrojtura. Angazhimi aktiv i palëve të interesuara, veçanërisht i të rinjve dhe grave, do të zgjerojë mbështetjen sociale për zonat e mbrojtura dhe kështu do të përmirësojë qeverisjen e zonave të mbrojtura.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Qeverisje e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë”, që zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me organizatat partnere: Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore “Cukali” – Shkodër, Shoqata “Agro-Eko Dibra” - Peshkopi, Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave “Novosej” – Kukës me mbështetjen financiare të Prespa Ohrid Nature Trust - PONT.
*Ky projekt zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me organizatat partnere: Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore “Cukali” – Shkodër, Shoqata “Agro-Eko Dibra” - Peshkopi, Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave “Novosej” – Kukës me mbështetjen financiare të Prespa Ohrid Nature Trust - PONT
#inca #nature #protect #conservation #albania #protectedzone #governance #diversity #biodiversity #goodgovernance #natural #naturalparks #albanianalps #korab #koritnik #mbrojtje #ruajtje #zonatembrojtura #activity #qeverisje #mireqeverisje #parknatyror #parkkombetar #alpetshqiptare #diversitet #bletari #blete #bee
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/vazhdojne-ditet-informuese-nen-moton-qeverisja-e-mire-promovon-qendrueshmerine#sigProIdee2755224e