Trainim mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen e natyrës - Vlorë
Burimet natyrore në Shqipëri janë duke vuajtur nga presionet, janë nën kërcënime të vazhdueshme, duke përfshirë prerjet e paligjshme të pyjeve dhe të mbulesës vegjetative, gjuetinë, turizmin pakontrolluar dhe aktivitetet rekreative jo mirë të menaxhuara, erozionin dhe degradimin e tokës, zjarret, keqmenaxhimindhe përdorimin jo të qëndrueshëm të ujërave, hapjen e guroreve dhe të minierave, ndërtimine HEC-ve si dhe tjetërsimin e peizazhit natyror. Zbatimi i dobët i ligjit dhe një menaxhim joefektiv i aplikuar në praktikë mbetet ndër shqetësimet më kryesore të ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit në Shqipëri. Strukturat qendrore dhe lokale që merren me ruajtjen dhe përdorimin e elementëve të biodiversitetit, menaxherët e zonave të mbrojtura dhe aktorët të tjerë shpesh nuk kanë njohuri, aftësitë dhe mjetet e mjaftueshme. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Shqipëri nuk është i integruar ende si duhet në politikën kombëtare dhe lokale. Përfshirja e komuniteteve lokale në ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura ka ende një rrugë të gjatë për të kryer. Aktualisht, kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikave të ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, dhe lehtësisht të çon në konflikte të panevojshme dhe keqkuptime, veçanërisht për komunitetet lokale që jetojnë në rajonet me biodiversitetit të larta të vendit. Komunikimi me pjesëmarrjen e gjërë të publik, nëpërmjet edukimit e zbatimit të praktikave më të mira për ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e integruar e të barazpeshuar të burimeve natyrore, mbeten instrumente thelbësore për të rritur mbështetjen për këtë problem dhe për të kontribuar në menaxhimin efektiv të zonave të mbrojtura dhe të burimeve natyrore në Shqipëri.
Në ketë këndvështrim Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financiar nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”, organizonTrajnimin Lokal “Mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe modelin e pjesëmarrjes publike”.
Trajnimi synon të përmirësojë njohuritë e OShC-ve lokale mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen e burimeve natyrore dhe praktikat më të mira evropiane, dhe për të siguruar pjesëmarrjen e publikut përmes përvojave të shkëmbimit të informacionit. Aktiviteti ka për qëllim të rrisë rolin e tyre si vëzhgues për të identifikuar boshllëqet në zbatimin e kornizës rregullatore kombëtare. Ky trajnim do t'u mundësojë OShC-ve të kuptojnë se si të përdorin njohuritë mbi legjislacionin kombëtar dhe mjetet e avokimit për ruajtjen e vlerave dhe burimeve natyrore te zones detare se Porto Palermos, si dhe percaktimin e nje statusi mbrojtje për të. Përmes këtij aktiviteti partnerët e projektit dhe përfaqësuesit e OShC-ve dhe aktorë të tjerë lokalë do të punojnë së bashku për të diskutuar dhe analizuar problemet më kritike dhe nevojat për të përcaktuar instrumentet e avokimit për të mbrojtur dhe zhvilluar më tej vlerat dhe pasuritë natyrore të Porto Palermos.Partnerët e projektit dhe përfaqësuesit e OMSHC-ve lokale në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e mediave lokale si dhe institucioneve publike lokale rajonale do të punojnë së bashku për të marrë në konsideratë vlerësimin e nevojave për zonën pilote sipas problemeve kritike me të cilat ato përballen dhe do të përcaktojnë instrumentet advokuese për t’i mbrojtur e zhvilluar ato.
Trajnimi shërbeu për të krijuar urat e bashkëpunimit dhe komunikimit midis pushtetit lokal, OMShC-ve dhe vetë komunitetit se bashku me mediat lokale për të bashkëpunuar ngushtësisht në zbatim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e natyrës dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues të AdZM Vlorë, të shoqatave mjedisore lokale, të Bashkisë Vlorë, medias, grupe të interesit, etj.
Për informacione të mëtejshme:
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. http://www.inca-al.org/
INCA - Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tiranë,por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet bashkëpunimit me organizata partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Rruajtjen e Natyrës në Shqipëri.
IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11,000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtarët e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.
www.iucn.org/southeasterneurope
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/trainim-mbi-legjislacionin-kombetar-per-ruajtjen-e-natyres-vlore#sigProId672c7c9042