Aksione të komunitetit në Zonat e Mbrojtura - Nëntor 2020

Aksione të komunitetit në Zonat e Mbrojtura - Nëntor 2020

Shkolla Meleq Gosnishti - Përmet zhvilloi një aktivitet në kuadër të miniprojekit "E kemi ne në dorë, nga kush presim? Së bashku mund ta vlerësojmë dhe mbrojmë natyrën!"

Ky aktivitetet u shoqërua edhe me një takim informues në shkollë me përfaqësues nga komuniteti i prinderve dhe Azm Qarku Gjirokaster

. Hapësira brenda shkollës që i është dedikuar këndit “Natyra dhe Traditat Tona”, përmban brenda tij materiale të shumta informuese dhe ilustruese.

Klasa mjedisore shërben jo vetëm si një laborator pasurish dhe eksperimentesh botanike, por edhe si një mjedis çlodhës dhe argëtues për nxënësit. Është detyra jonë që në vazhdimësi ta pasurojmë me materiale të marra nga natyra me punën krijuese të vetë nxënësve si ricilkime, herbariume, makete, vizatime, krijime etj.

Dhe puna filloi. Klubi i Natyralisteve, së bashku me mësuesit e biokimisë, nxisin dhe organizojnë punën për pasurimin e klasës mjedisore, si dhe shtimin e aktiviteteve me fokus “Natyrën”, punë që pa dyshim do të ketë vazhdimësi, pasi nxënësit do ta pasurojnë atë vazhdimisht me punimet e tyre, me lule e gjelbërim të vazhdueshëm.

--------------------

Shkolla Meleq Gosnishti - Përmet zhvilloi aktivitetin e rradhes në kuadër të miniprojekit "E kemi ne në dorë, nga kush presim? Së bashku mund ta vlerësojmë dhe mbrojmë natyrën!"

"Të forcojmë angazhimin e nxënësve dhe komunitetit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimise natyrore të florës dhe faunës të Bredhit të Hotoves, përmes aksioneve konkrete në zonë, në bashkëpunim me Azm Qarku Gjirokaster "- ishte objektivi i këtij aktiviteti.

Me qëllimin për të rritur mirëkutimin dhe bashkëpunimin me punonjësit e parkut, për t’u bërë pjesë e skuadrës që mbron e promovon parkun, si një nga trashëgimitë natyrore kombëtare që i takon qytetit tonë, por edhe gjithë Shqipërisë, në minikopshtin ”Bredhi i Hotovës” të shkollës, në bashkëpunim të ngushtë me stafin e përkushtuar të AdZM Gjirokastër, Zyra Përmet, u organizua takimi informues mbi vlerat e parkut dhe speciet e tij simbol, të flores dhe të faunes.

Aktiviteti pati në fokus ardhjen sa më pranë shkollës të stafit të AdZM-së, të cilët, si gjithmonë të angazhuar e të papërtuar, folën dhe bashkëbiseduan me nxënësit dhe mësuesit. Stafi i AdZM ndau disa nga informacionet më pikante, lidhur me ZM si aktivitetet e lejuara dhe jo te lejuara në nje park, avantazhet e komunitetit që jeton pranë ZM, flora dhe fauna në ZM, etj. që zgjuan kureshtjen dhe interesin e nxënësve.

---------------------------

Shkolla  Bulka Nonda - Përmet në kuadër të miniprojekit "E gjithë natyra brenda laboratorit" zhvilloi aktivitetin "Identifikimi i Florës dhe i Faunës simbol të Parkut"

Qëllimi i aktiviteit ishte që nxënësit ta njohin me shumë natyrën si dhe të sigurojne materiale, mostra dhe bimë nga Parku për studim në laborator.

---------------------------

Në kuadër të projektit ACAP shkolla “Hasan Mëhilli” në Dukat zhvilloi sot një orë edukative mjedisore me temë “ Të pastrojmë ambientet e shkollës nga mbetjet plastike”.

Plastika është një nga problematikat më të mëdha në planet dhe dëmet e mëdha që ka sjellë, janë të parikthyeshme. Gjetja e alternativave të reja për zëvendësimin e plastikës duhet të jetë një focus I përbashkët për të gjithë vendim-marrësit në nivel global. Ndërgjegjësimi I të rinjve lidhur me mënyrat e reduktimit dhe riciklimit të plastikës përbën një hap të rëndësishëm në zvogëlimin e këtyre dëmeve. 

------------------------  

Shkolla Meleq Gosnishti - Përmet në kuadër të miniprojekit "E kemi ne në dorë, nga kush presim? Së bashku mund ta vlerësojmë dhe mbrojmë natyrën!" ndërmorri një ekskursion ekologjik në zonën e mbrojtur ”Banjat e Bënjës”.

Ekskursioni u zhvillua si një aksion veprimi për ruajtjen dhe promovimin e parkut. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me stafin e Azm Qarku Gjirokaster

. Ekskursioni shërbeu edhe si mësim e argëtim, por edhe si një aksion veprimi për ta mbrojtur parkun.

Pjesë e ekskusionit ishte vëzhgimi i gjendjes së nivelit të ndotjes në këtë zonë, si dhe ndërmarrja e një aksioni pastrimi nga nxënës e mësues si dhe të gjithë të ftuarit. Në park natyra shijohet më shume, sidomos edhe kur shkon me kohën e bukur në këtë fillim nëntori, prandaj ekskursioni shërbeu edhe si një burim frymëzimi për realizimin e fotove dhe vizatimeve, të cilat do të jenë pjesë e një ekspozite me punime artistike të fëmijëve (foto, piktura, vizatime, krijime letrare) 

---------------------------  

Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “Hasan Mëhilli” në Dukat, realizoi aktivitetin edukativ mjedisor mbi vizatimin e disa elementëve që lidhen me natyrën. Ky aktivitet u realizua në formën e një konkursi, gjatë të cilit u dhanë 3 çmime për vizatimet më të mira. 

---------------------

Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “22 Tetori” në Berat, zhvilloi orën eduKative mjedisore me temë “Gjelbërimi i zonave të hapura të qytetit tonë”. Gjatë këtij aktiviteti u mbollën disa pemë karakteristike për zonën dhe në funksion të banorëve të qytetit si dhe I disa bimëve per te shtuar gjelbërimin në mjediset e qytetit.  

---------------------

Në kuadër të projektit ACAP dhe Thirrjes së Shkollave për Veprim, nëpërmjet minigranteve për shkollat në afërsi të zonave të mbrojtura në qytetin e Vlorës, shkolla “Balil Pelari” në Orikum nisi aktivitetet mbi projektin e titulluar “*Ekspozita ime për lagunën e Orikumit*.

Ky projekt konsiston në rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve dhe kontributin që ata japin për një nga zonat me rëndësi natyrore në afërsi të Orikumit. Gjatë këtij aktiviteti nxënësit vizituan lagunën e Orikumit dhe disa nga pikat kulturore dhe natyrore të saj si habitatet me bimë dhe kafshë tipike lagunore, në veçanti shpendët e ujit si dhe kishën e Marmiroit si atraksion turistik me vlerë për turistat që vizitojnë këtë lagunë.

Qëllimi I këtij aktiviteti ishte njohja me lagunën e Orikumit dhe mbajtja në imagjinatë e disa elementëve që ata vëzhguan, të cilat më pas do të reflektohen në punët e tyre artistike që do të paraqiten në qendër të qytetit, për të rritur njëkohësisht edhe vëmendjen dhe ndërgjegjësimin e banorëve kundrejt lagunës që ndodhet aty pranë. 

---------------------

Në kuadër të projektit ACAP dhe Thirrjes së Shkollave për Veprim, nëpërmjet minigranteve për shkollat në afërsi të zonave të mbrojtura në zonën e Vlorës, shkolla “Hasan Mëhilli” në Dukat nisi aktivitetet mbi projektin e titulluar “*Unë jam Zonë e Mbrojtur*”.

Ky projekt konsiston në rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve dhe kontributin që ata japin për Parkun Kombëtar të Llogara-së në afërsi të Dukatit. Gjatë këtij aktiviteti nxënësit vizituan qendrën e vizitorëve të Llogara-së për informacione të përgjithshme në aspektin natyror. Më pas së bashku me nxënësit ndoqëm një nga shtigjet më atraktive së parkut, duke vendosur përgjatë shtegut një sërë tabelash të ndërtuara nga nxënësit me mesazhe të rëndësishme për pyjet dhe natyrën.

--------------------------------

Shkolla e mesme e bashkuar Roshnik - Berat, në kuadër të miniprojekit "Sëbashku për Parkun - Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit" ndëmori një orë praktike edukimi mjedisor në shkollë dhe komunitet.

Aktiviteti u zhvillua nën moton "pastrim për një mjedis të pastër në trajtën edukuese" dhe konsistoi në pastrimin e mjedisit qe na rrethon si dhe lyerjen me gëlqere të pemëve në shkollë dhe rrugicat e fshatit.

--------------------------

Në kuadër të projektit ACAP dhe Thirrjes së Shkollave për Veprim, po vazhdojnë aktivitetet e shkollës “Balil Pelari” për minigrantin e dhënë për shkollën për projektin me titull “Ekspozita ime për lagunën e Orikumit”, ku nëpërmjet vizitave në terren dhe penelave ata do të vizatojnë elementët e lagunës të hedhur në një tablo.

--------------------------

Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “Tomorri” në Berat zhvilloi një aktivitet pastrimi në ambientët e shkollës dhe jashtë saj. Ndonëse në një periudhë pandemie, kujdesi jo vetëm ndaj vetes por edhe ndaj mjedisit që na rrethon është element kyç për një jetë sa më të shëndetshme.

------------------------

Vazhdojnë aktivitetet e  Shkolla Meleq Gosnishti - Përmet në kuadër të miniprojekit "E kemi ne në dorë, nga kush presim? Së bashku mund ta vlerësojmë dhe mbrojmë natyrën!"

Objektivi i këtij aktiviteti ishte “Të forcojmë angazhimin e nxënësve dhe komunitetit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë natyrore të florës dhe faunës të Bredhit të Hotovës, përmes aksioneve konkrete në zonë, në bashkëpunim me Azm Qarku Gjirokaster

” në vazhdim të punës së nisur te parcela jonë në park, nëpërmjet aktivizimit të nxënësve, nën drejtimin e mësuesve, me kontributin e komunitetit të prindërve të shkollës, në mbështetje të vazhdueshme nga specialistët, u finalizua puna për vënien në zbatim të projektit, përmes veprimtarive konkrete për mbjellje në parcelën dedikuar shkollës sonë në zonën e mbrojtur, për të rritur ndërgjegjësimin e komunitetit të nxënësve, për të bashkëvepruar në aksione konkrete dhe miqësore, në funksion të ruajtjes, pasurimit dhe promovimit të pasurive natyrore dhe të natyres së bukur që na rrethon.

Tashmë është mbjellë e gjithë parcela me disa lloje bimësh si Lisi, Ilqe, Marja, Mellagjeri, pisha e butë, bredh etj.

Nxënësit u bënë pjesë e procesit të mbjelljes, që nga mbjellja, prashitja, ujitja dhe plehërimi, duke plotësuar dhe vendosur certifikatat e adaptimit të çdo bime.

Aktiviteti në Zonën e Mbrojtur u shoqërua edhe me vendosje tabelash druri, të punuara në mënyrë artizanale nga vetë nxënësit, të cilat japin mesazhe sensibilizuese dhe edukative për këdo.

--------------------------------

Ne ecurine e projektit ACAP&INCA u organizuan ne parkun kombetar Tomorr nje sere aktivitetesh nga shkolla e mesme e bashkuar Roshnik.Bisede me specialistet e AdZM per zonat e mbrojtura Berat,rendesia e tyre ne mjedis etj .Parcelizimi I nje siperfaqe te parkut me fidane (Pishe e Zeze),fotografimi I atraksioneve natyrore si edhe vendeve toponimike dhe turistike.Ne kete veprimtari edukuese,praktike per natyren si dhe perkujdesin ,vleresimin ju bashkua edhe ZVAP Berat!(Shkollimi me vlera mjedisore eshte e ardhmja jetesore).

-------------------- 

Shkolla 22 Tetori - Berat në kuadër të minigratit të përfituar nga projekti ACAP dhe me mbështetjen e INCA, realizoi aktivitete duke krijuar e mbjellë pemë në parcelën e shkollës pranē Parkut Kombëtar Mali i Tomorrit.

--------------------

Shkolla Nonda Bulka – Përmet në kuadër të minigrantit të fituar nga projekti ACAP dhe me mbështetjen e INCA, realizoi aktivitetin për krijimin e parcelës së shkollës në Monumentin e Natyrës, Ujërat Termale - Bënjë nën moton "Mbroni parkun, mos prisni pemët". 

------------------ 

*MË JEP NJË MBETJE, TA SHNDËRROJ NË ART*... titullohej ekspozita e realizuar nga shkolla ‘Hasan Mëhilli” Dukat, në kuadër të minigrantit të dhënë për shkollën si pjesë e paketës së edukimit mjedisor pjesë e projektit ACAP.  

-------------------

Në kuadër të projektit ACAP shkolla “Nikolla Xhuveli” në Nartë, zhvilloi një sërë aktivitetesh të lidhura me edukimin mjedisor në shkolla si pastrimi I oborrit të shkollës dhe pyllit të Sodës, mbjellja e pemëve ne shkollë dhe përgatitja e posterave me mesazhe të ndryshme mbi natyrën dhe rëndësinë e saj.

----------------------

Si pjesë e projektit ACAP, shkolla “Balil Pelari” në Orikum zhvilloi sot mbjelljen e fidanëve të ekualipsit në afërsi të lagunës së Orikumit, në kuadër të minigratit të dhënë për shkollën i cili titullohet“Ekspozita ime për lagunën e Orikumit”, projekt I cili do të vë në vëmendje rëndësinë e lagunës nëpërmjet kontributit që fëmijët e këzaj zonë japin për të. 

----------------------

Si pjesë e projektit ACAP, shkolla “Hasan Mëhilli” në Dukat vazhdon aktivitetet mjedisore në kuadër të minigrantit të fituar prej shkollës i cili titullohet “Fëmijët për pyllin e Llogara-së”, duke nisur me mbjelljen e fidanëve në ambientin e shkollës dhe krijimin e fidanishtes me bimët tipike të Llogara-së (bime të larta dhe bimë medicinale).

---------------------

Në vazhdimësi të projektit të financuar nga ACAP dhe mbështetur nga INCA, u realizua nga klasa e tetë e Shkollës së Mesme të Bashkuar Roshnik - Berat, aktiviteti "Një mjedis i gjelbëruar, një jetë e fituar"

Vdekja e lisnajës - Trajtohet tema e mbrojtjes së mjedisit. Autori i sheh drurët e pyllit sikur të jenë njerëz të gjallë që vuajnë e gëzohen njëlloj sikurse të gjithë njerëzit.

Autori, tashmë plak i thinjur kthehet në vendlindje ku ka kaluar fëmijërinë e tij dhe sheh që lisnajën, pyllin e kanë masakruar dhe atij i kujtohet një ngjarje kur ka qenë fëmijë që e dërgon gruaja e një kushëriri në pyll për të prerë dru, po ai nuk i pret se pemët i duken si njerezit me shpirt.

- Kurre mos prisni pemë se ato kanë shpirt si njerëzit!

--------------------

Në vazhdimësinë e projektit të financuar nga ACAP dhe mbështetur nga INCA, në sallën interaktive multifunksionale të AdZM Berat, nxënës të shkollës Roshnik - Berat, morën pjesë në një orë mjedisore me temë "Habitatet në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit". 

----------------------

Vazhdojnë aktivitetet e

Shkolla Meleq Gosnishti - Përmet në kuadër të miniprojekit "E kemi ne në dorë, nga kush presim? Së bashku mund ta vlerësojmë dhe mbrojmë natyrën!"

Aktiviteti i rradhës me titull "Ekspozitë me punime të bëra nga nxënësit, me pamje nga zonat e mbrojtura: bredhi i hotovës, banjat e bënjës përmes: pikturave, fotove, poezive, eseve të nxënësve etj", pati si objektiv "Të kthejmë në moto pune ndërgjegjësimin dhe edukimin për ruajtjen dhe rivitalizimin e vlerave tona lokale natyrore si dhe traditave autoktone mjedisore të Qytetit të Trëndafilave dhe Luleve".

Ky aktivitet, si pjesë e projektit, synoi ndërgjegjësimin e mëtejshëm të nxënësve, të komunitetit, por edhe të turistëve që vizitojnë Qendrën e Informacionit të Azm Qarku Gjirokaster , në Përmet për të mbrojtur natyrën, por edhe për ta promovuar atë. Qëllimi i tij është të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit lokal dhe pjesëmarrjen e tij në çështjet mjedisore. Aktiviteti u konceptua si një vizitë e nxënësve të shkollës në Qendrën e Informacionit, gërshetuar edhe me një ekspozitë, të bërë nga nxënësit, me pamje nga Zonat e Mbrojtura: Bredhi i Hotovës, Banjat e Bënjës përmes pikturave, fotove, poezive, eseve etj;. “Natyra është burimi i jetës sonë, ne e përdorim atë, por edhe e mbrojmë dhe e ruajmë për brezat e ardhshëm” -- ky ishte lajtmotivi i këtij aktiviteti ndërgjegjësues. Aktiviteti pa dyshim që do të shërbejë si një model për të promovuar vlerat e trashëgimisë sonë lokale.

------------------------------ 

Le të festojmë dhe zbukurojmë shkollën duke dhënë mesazhe të rëndësishme për natyrën!

Shkolla “Pilo Prifti” në Novoselë realizoi sot një orë edukative mjedisore për rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve mbi rëndësinë e elementëve mjedisorë dhe sjelljes që duhet të kemi ne kundrejt tyre. 

--------------------------

Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të projektit si dhe në kuadër të  minigranteve të dhëna nga projekti ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania dhe mbështetur nga Inca Shqipëria 

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: