Visite: 714
Takim me përdoruesit e PK Llogora
Në kuadër të projektit nga “Nga mali në det”, zbatuar nga INCA dhe financuar nga CEPF, u zhvillua ditën e sotme takimi me përdoruesit e Parkut Kombëtar Llogora dhe RNM Karaburun.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e komunitetit që jeton në këto zona me studimet e realizuara mbi speciet e zonës gjatë zhvillimit të këtij projekti, zbatimi i planit të menaxhimit të zonës dhe roli që ka komuniteti në zbatimin e këtij plani si dhe praktikat më të mira për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Diskutimet në këtë takim shërbyen si një nxitje për bashkëpunimin e mëtejshëm të menaxherëve të zonave të mbrojtura dhe komunitetit, bashkëpunim i cili përbën dhe faktorin kryesor ne sigurimin e ruajtjes së natyrës dhe elementëve të saj.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/takim-me-perdoruesit-e-pkllogora#sigProId25db595572
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/takim-me-perdoruesit-e-pkllogora#sigProId25db595572