Visite: 738
Peshkatarët si përdorues të PKD Karaburun-Sazan
Në kuadër të projektit nga “Nga Mali në Det”, zbatuar nga INCA dhe financuar nga CEPF, u zhvillua ditën e sotme takimi me përdoruesit e Parkut Kombëtar Detar të Karaburun-Sazanit, si pjesë e zonës së zbatimit të projektit.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e komunitetit të peshkatarëve, që jeton dhe përdor këto zona, me studimet e realizuara mbi speciet e zonës gjatë zhvillimit të këtij projekti, zbatimi i planit të menaxhimit të zonës dhe roli që ka komuniteti në zbatimin e këtij plani si dhe praktikat më të mira për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe më konkretisht me praktikat e mira të shfrytëzimit të burimeve peshkore dhe ato nënujore të zonës së PKD Karaburun-Sazan.
Diskutimet në këtë takim shërbyen si një nxitje për bashkëpunimin e mëtejshëm të menaxherëve të zonave të mbrojtura dhe komunitetit të peshkatarëve, jo vetëm për përdorim të qëndrueshëm të burimeve peshkore dhe atyre natyrore nënujore, por dhe të zbatimit të njohurive në konsultim me specialistë të fushës së peshkimit dhe biodiversitetit nënujor, duke krijuar mundësinë e zbatimit të monitorimit të specieve detare dhe kushteve të ruajtjes dhe mbrojtjes së tyre sipas protokolleve të përcaktuara në planet e menaxhimit të zonës së mbrojtur, i cili përbën dhe faktorin kryesor në sigurimin e ruajtjes së natyrës dhe elementëve të saj.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/peshkataret-si-perdorues-te-pkd-karaburun-sazan#sigProIde99c8c5874
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/peshkataret-si-perdorues-te-pkd-karaburun-sazan#sigProIde99c8c5874