Visite: 1111
Rekomandime për përmirësime në kuadrin ligjor
Rekomandimet për përmirësime në kuadrin ligjor dhe rregullator për peshkimin artizanal dhe rekreativ në gjirin e Vlorës.
Në kuadër të projektit MPA Networks të financuar nga programi i Bashkimit Europian, Interreg për Mesdheun, me bashkëfinancim të Fondit Europian të Zhvillimit Rajonal, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri Inca Shqipëria në bashkëpunim me Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore dhe organizata të shoqërise civile lokale, po zhvillon tavolinën e rrumbullaket me temë “Rekomandimet për përmirësime në kuadrin ligjor dhe rregullator për peshkimin artizanal dhe rekreativ në gjirin e Vlorës”
Takimi ka për qëllim të diskutojë dhe konsultojë gjetjet kryesore dhe rekomandimet përkatëse në funksion të përmirësimit të zbatimit të kuadrit ligjor e rregullator për peshkimin artizanal dhe rekreativ në gjirin e Vlorës. Ai do të shërbejë si një hapsirë e lirë diskutimi dhe konsultimi mes ekspertëve, autoriteve lokale dhe komunitetit të peshkatarëve lidhur me përpilimin e rekomandimeve për mënyrën e menaxhimit të peshkimit, duke i dhënë rëndësi të madhe zbatimit të një kuadri ligjor dhe rregullator efikas për peshkimin artizanal dhe rekreativ, veçanërisht, mundësive për peshkim sportiv, në zonat e mbrojtura të gjirit të Vlorës.
Opinionet dhe sygjerimet e mbledhura në këtë takim do të shërbejnë për hartimin e një dokumenti me të gjitha rekomandimet për përmirësime në kuadrin ligjor dhe rregullator si dhe ndërtimin e partneriteteve bashkëpunuese mes menaxherëve të ZMD dhe aktorëve të tjerë lokal.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/rekomandime-per-permiresime-ne-kuadrin-ligjor#sigProId5de23eb205
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/rekomandime-per-permiresime-ne-kuadrin-ligjor#sigProId5de23eb205