ACAP – Maj 2021
Në kuadër të Ditës Botërore të Shpendëve Shtegtarë, nxënësit e shkollës “Nonda Bulka” Përmet, realizuan sot një aktivitet ndërgjegjësues mbi speciet e rrezikuara në rang botëror.
Nëpërmjet këtij aktiviteti nxënësit informohen lidhur më rëndësinë e shtegtimit tek shpendët dhe speciet e tjera shtegtare, dhe kërcënimet që ato hasin gjatë rrugës së tyre.
Ngritja e zërit për ruajtjen e specieve të natyrës dhe ndërgjegjësimi i brezave të rinj, është një hap edhe më i rëndësishëm që këta breza ndërmarrin për të ardhmen e tyre të shëndetshme.
Këto aktivitete kryen në kuadër të projektit ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania dhe me mbështetjen e Inca Shqipëria
-----------------------------------------------
Në kuadër të projektit ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania dhe me mbështetjen e Inca Shqipëria, shkolla Shyqyri Lakra - Berat, ka zhvilluar një vizitë studimore në parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta nën moton "Një ditë me Rangersat".
Ndër të tjera, fëmijët ndihmuan edhe turistët e huaj duke i orientuar gjatë vizitës së tyre në Park.
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/acap-maj-2021#sigProId695be2965e