Natyra na shoqëron nga Mali në Det
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura – AKZM, në kuadër të projektit “Nga Mali në Det” financuar nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike (CEPF), ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese dhe edukuese me nxënësit e shkollave dhe komunitetin pranë zonave të mbrojtura në gjirin e Vlorës nën moton “Natyra për të gjithë”.
Qëllimi i kësaj fushate është të përmirësojë kurikulat shkollore mbi çështjet ekologjike dhe të ruajtjes së biodiversitetit, të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin mjedisor mbi mbrojtjen e zonave të ndjeshme natyrore dhe të inkurajojë perceptimin dhe sjelljen ndaj natyrës si dhe të nxisë frymëzimin për aktivitete me fokus ruajtjen dhe promovimin e natyrës.
Në këtë kuadër u organizua trajnimi për 30 mësuese të shkollave 9-vjeçare pilote që u përzgjodhën midis mësuese të ciklit fillor si dhe atyre të lëndes gjeografi dhe biologji në klasat 6-9 pranë zonave pilote që merren në konsideratë nga ky projekt.
Trajnimi u krye nga ekspertë të IZHA bazuar në modulet e edukimit mjedisor si dhe nga ekspertë të AdZM-Vlorë dhe INCA bazuar në modelet e edukimit mjedisor si dhe interpretimin e vlerave të Zonave të Mbrojtura dhe mundësitë për ti shfrytëzuar ato si një laborator i hapur në natyrë në shërbim të kurikulave aktuale mësimore.
Gjithashtu mësueset u njohën me guidën e përgatitur për edukimin mjedisor duke ia përshtatur atë kurikulës së shkollave 9-vjeçare. Gjithashtu ato praktikuan dhe hartuan një plan të orëve të hapura mjedisore që lidhen me përdorimin e zonave natyrore si klasa dhe laboratorë biologjie, gjeografie dhe njohjes së natyrës.
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/natyra-na-shoqeron-nga-mali-ne-det#sigProId59fb27f206