Peshkimi artizanal dhe argëtues në gjirin e Vlorës

Peshkimi artizanal dhe argëtues në gjirin e Vlorës

Tavolinë e rrumbullakët diskutimi “Rekomandimet për përmirësime në kuadrin ligjor dhe rregullator për peshkimin artizanal dhe argëtues në gjirin e Vlorës”
 

Aktiviteti i peshkimit dhe veçanërisht atij artizanal dhe rekreativ pranë zonave të mbrojtura detare, mbetet një çështje që kërkon gjithmonë e më tepër bashkëpunimin mes aktorëve lokalë.

Projekti i BE-së  “MPA NETWORKS - Mbështetje e efektivitetit të Zonave të Mbrojtura Detare (ZMD) përmes rrjeteve të fuqishme dhe bashkëpunuese në Mesdhe”, me bashkëfinancim nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal në kuadrin e programit Interreg Med, i cili ka nisur nga zbatimi prej një viti në rajonin e Vlorës, përfshirë Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan (PKDKS), ka  sjellë në vëmendje disa praktika pozitive që synojnë bashkëpunimin mes të gjithë aktorëve publik dhe jo publik, me qëllim përfitimin si në aspektin e mirëmenaxhimit të një zone të mbrojtur detare, ashtu edhe të zhvillimit të qëndrueshëm të peshkimit artizanal, duke ndikuar pozitivisht edhe në impaktin socio-ekonomik të komunitetit të peshkatarëve që jetojnë pranë ZMD.

Pasioni dhe nevoja është ajo që e bën një peshkatar të vazhdojë të punojë, por nevoja për mbështetje, ligj funksional, kontroll të peshkimit industrial dhe sportiv janë element kyç për mbarëvajtjen e punës sonë”- shprehet një peshkatar.

Në këtë kuadër Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me AdRZM Vlorë dhe organizata të shoqërise civile lokale si Flag Pine, ashtu, si dhe vetë komunitetin e peshkaterëve, ka  nxitur takime dhe përballje të aktoreve, duke e vlerësuar si një domosdoshmëri pjesëmarrjen më të gjerë të institucioneve shtetërore në dëgjesat me peshkatarët dhe po ashtu edhe një bashkëpunim më të madh midis tyre me qëllim propozimin e politikave përmirësuese dhe hartimin e dokumentacioneve rregullatore në funksion të zhvillimit të një peshkimi të qëndrueshëm artizanal dhe rekreativ pranë një zone të mbrojtur detare siç është Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.

Nën këtë iniciative tavolina e rrumbullaket me temë “Rekomandimet për përmirësime në kuadrin ligjor dhe rregullator për peshkimin artizanal dhe argëtues në gjirin e Vlorës” organizuar me 10.06.2021, pranë Qendres së Vizitorëve, Rradhime, Vlorë, sherbeu si një hapsirë e lirë diskutimi dhe konsultimi mes ekspertëve, OMP-së Vlorë dhe autoriteve publike përkatëse lokale lidhur me përpilimin e rekomandimeve për mënyrën e menaxhimit të qëndrueshëm të peshkimit në shkallë të vogël, duke i dhënë rëndësi zbatimit me efikasitet të kuadrit ligjor dhe rregullator për peshkimin artizanal dhe argëtues, veçanërisht në afërsi të zonave të mbrojtura të gjirit të Vlorës.

Takimi solli në vëmendje disa nga problematikat që hasin në vazhdimësi peshkatarët artizanal ku mes të tjerave mund të përmendim:  

·         Peshkimi turistik mund të ishte një alternativë e peshkatarëve për sigurimin e të ardhurave dytësore duke zvogëluar edhe ndikimin e tyre në rezervat detare. Por, mungesa e akteve nënligjore specifike për këtë veprimtari; mungesa e sinjalistikës brenda ZM detare, mbivendosja institucionale për dhënien e dy liçensave respektive një për turizmin nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe një tjetër për peshkimin nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, mungesa e database mbi mënyrat se si mund të zhvillohet ky aktivitet, janë disa nga problematikat aktuale me të cilat përballet komuniteti i peshkatarëve në zonë. 

·         Peshkimi artizanal ndryshe nga ai industrial nuk ka mbështetje nga shteti përsa i përket: infrastrukturës; karburantit; rrjetave, etj. 

·         Peshkimi komercial ose industrial ka portin e vet dhe funksionon në formën e organizatave të menaxhimit të peshkimit, ndërsa në rastin e peshkatarëve artizanal, nuk ka një pikë të grumbullimit të tyre, përvençse në rastet e krijuara vullnetarisht siç është "Shoqata e Peshkatarëve të Përgjegjshëm".

·         Peshkimit artizanal nuk i është hequr "koperoli" apo leja për të dalë në det sipas ligjit për detin, pasi monitorimi i tyre bëhet vetëm nga policia kufitare, por kapacitete e policisë kufitare janë shumë të limituara, pasi dalja e peshkatarëve është në orët e para të mëngjesit ku veprojnë më shumë se 50 peshkatarë (me ose pa liçensë). Për këtë nevojitet të ketë një monitorim të posaçëm nga inspektoriati i peshkimit në Vlorë. 

·         Peshkimi argëtues përballet me mungesë të akteve nënligjore,mungesa të infrasturkturës në breg; kryerjen e pagesave të taksave në insitucionet shtetërore nga njera anë por edhe mungesën e masave ndihmëse nga shteti ndaj këtij aktiviteti nga ana tjetër.

·         Ende  ka veprimtari të paligjshme si peshkimi me dinamit.

·         Ekspertët shkencorë dhe AdZM Vlorë e shohin të domosdoshme krijimin e një “No Take Zone” jashtë kufijve të ZMD, jo më tepër se 1km2, e cila do të shërbejë si një zonë zhvillimi dhe riprodhimi efektiv për rezervën e peshkut në gjithë gjirin e Vlorës.

Opinionet dhe sygjerimet e mbledhura në këtë takim, shërbyen për hartimin e një dokumenti me rekomandime për përmirësime në kuadrin ligjor dhe rregullator për reflektimine të cilave do të advokohet dhe lobohet në vazhdimësi pranë instiucioneve lokale dhe qëndrore si dhe do të punohet për ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme bashkëpunuese mes komunitetit të peshkatarëve, autoritetve lokale dhe menaxherëve të ZMD.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1422175954802669&id=100010308347596

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: