ACAP – Qershor 2021
...me disa nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare Shkolla "Zihni Toska" Berat në ambientet e AdZM Berat duke folur mbi zonat e mbrojtura të Beratit dhe jo vetëm.
Me rastin e mbylljes së miniprojektit "Natyra gjithmonë vesh ngjyrat e shpirtit", zbatuar nga shkolla, financuar nga ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania dhe mbështetur nga Inca Shqipëria, fëmijet i dhuruan Adzm Berat maketin e PK Mali i Tomorrit si dhe disa piktura realizuar nga vetë ata.
Është bukur kur dëgjon fëmijët të flasin me pasion mbi natyrën!
-----------------------------------------------
Vit i vështirë ,por me një mbyllje fantastike .
Përfaqësim dinjitoz i shkolles ku unë punoj në projektin ACAP ne bashkëpunim me INCA Shqipëria.
Faleminderit nxënësve që më mbështetën në realizimin e gjithe veprimtarive.
Falenderim i veçantë për drejtuesen e shkollës znj.Tatjana për drejtimin e projektit.
Faleminderit Inca Shqipëria ! Vlerësimi juaj na vendos perpara pergjegjësive me té mëdha !
Faleminderit AdZM Berat dhe z.Fatos Nako per bashkepunimin!
Mbyllet një vit plot suksese !
Kjo është shkolla "Zihni Toska" .
Ajo si kryefjalë të saj ka suksesin!
-----------------------------------------------
Kështu do te jemi ne nxënësit e shkollës 9-vjeçare"Zihni Toska" në zbulim të natyrës të magjishme shqiptare dhe në mbrojtje të saj .
Ekskursioni i radhës ne Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta për t'u njohur me veçoritë e këtij parku ,florën dhe faunën i mundësuar nga projekti ACAP në bashkepunim të frytshëm me Inca Shqipëria dhe AdZM Berat.
Nën drejtimin e specialistëve të AdZM Fier gjithçka u shpjegua me shumë nivel për nxënësit .
Këto ture eksplorimi na bëjnë më të ndjeshëm ndaj natyrës dhe mjedisit .
E dini ?
NATYRA GJITHMONË VESH NGJYRAT E SHPIRTIT !
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/acap-qershor-2021#sigProId15bdbf5ca8