Nga Mali në Det – Qershor 2021
Në kuadër të projektit “Nga mali në det”, financuar nga Critical Ecosystem Partnership Fund dhe impementuar nga INCA Albania, shkolla “Balil Pelari” në Orikum zhvilloi sot orën edukative mjedisore me temë “Zonat e Mbrojtura, rreziqet natyrore dhe ndikimi i njeriut në mbrojtjen e vlerave të tyre”.
Gjatë kësaj ore mjedisore u shpjegua koncepti i trashëgimisë natyrore dhe zonat e mbrojtura, lojërat e ndryshme me gjetjen e specieve karakteristike të zonës, dhe përgatitja e fletpalosjeve me mesazhe mjedisore sensibilizuese të rëndësishme për biodiversitetin dhe shpërndarja e tyre në komunitetin afër shkollës.
--------------------------------------
Në kuadër të projektit “Nga mali në det”, të financuar nga Critical Ecosystem Partnership Fund dhe implementuar nga INCA Albania, shkolla “Hasan Mëhilli”, Dukat zhvilloi sot orën edukative me temë “Toka, planeti ynë dhe si ta mbrojmë nëpërmjet riciklimit dhe ripërdorimit”.
Gjatë këtij aktiviteti nxënësit mbollën bimë në shishe plastike dhe goma makinash të cilat ripërdoren me qëllim tjetër, për të mos u shëndërruar në mbetje që dëmtojnë natyrën. Si një formë tjetër ripërdorimi nxënësit e ciklit të ulët shpërndanë rroba mes njëri tjetrit si dhe informacione lidhur me mënyrat dhe objektet që mund të riciklohen dhe ripërdoren!
--------------------------------------
Në kuadër të projektit “Nga Mali në Det”, financuar nga Critical Ecosystem Partnership Fund dhe implementuar nga INCA Albania, shkolla “Rilindja” në qytetin e Vlorës zhvilloi sot një ekspeditë edukuese për natyrën në pyllin e Zvernecit.
Gjatë këtij aktiviteti mjedisor, nxënësit mbollën disa fidanë pishe në emrin e shkollës dhe më pas nëpërmjet posterave të ndryshëm dhanë mesazhe sensibilizuese për ruajtjen e pyjeve dhe deteve si dhe biodiversitetin që ato kanë.
----------------------------------------
Në kuadër të projektit “Nga Mali në Det”, financuar nga Critical Ecosystem Partnership Fund dhe implementuar nga INCA Albania, shkolla “Rilindja” në qytetin e Vlorës zhvilloi sot një ekspeditë edukuese për natyrën në pyllin e Zvernecit.
Gjatë këtij aktiviteti mjedisor, nxënësit mbollën disa fidanë pishe në emrin e shkollës dhe më pas nëpërmjet posterave të ndryshëm dhanë mesazhe sensibilizuese për ruajtjen e pyjeve dhe deteve si dhe biodiversitetin që ato kanë.
----------------------------------------
Në kuadër të projektit “Nga Mali në Det”, financuar nga Critical Ecosystem Partnership Fund dhe implementuar nga INCA Albania, shkolla “Naim Frashëri” në qytetin e Vlorës zhvilloi sot një orë edukative mjedisore në ambientet e shkollës.
Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit dhanë një sërë mesazhesh për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe shërbimeve të saj, për një jetë dhe të ardhme sa më të shëndetshme. E njohur edhe si shkolla e artit në Vlorë, nëpërmjet këngëve, pikturave dhe vjershave kushtuar natyrës, nxënësit dhanë një mesazh edhe më të fortë dhe domethënës.
------------------------------------------
Sot, ne Diten Boterore te Mjedisit, kemi kenaqesine te ndajme me ju mesazhet e bukura mjedisore te percjella nga nxenesit e shkolles sone:"Hasan Mehilli", ne punet e tyre mjedisore, ne aktivitetin e ores se dyte edukative: "Nga mali ne det".Per t'u lavderuar jane punimet e mrekullueshme te nxeneses Pamela Mucoj e cila ofroi me punimet e veta bardhe e zi dhe me ngjyra nje ekspozite mjedisore dhe me plote mesazhe brenda saj. Nuk ngelen pas posterat domethenes per diten e mjedisit apo pikturat e thjeshta dhe me plote bukuri te nxeneseve te klases se katert qe perhere kane treguar se e duan natyren ,bimet dhe faunen e cdo habitati natyror duke e demostruar kete gje permes vizatimeve te tyre !Pas punimeve te prezantuara ora mjedisore vazhdoi me nje shetitje ne natyre, per te kuptuar se ajeri i paster eshte vlere e mushkrive tona dhe se ecja ne kemb per te shijuar prezencen e natyres na ben me te shendetshem dhe me te lidhur me natyren. Gjate kthimit nga udhetimi qendruam per nje pije freskuese ne nje ambjent te zones se Dukatit qe na seriviri edhe tingujt muzikor te tradites sone te kenges popullore. Shijojojini edhe ju keto perjetime dhe momente, vepra te brezit te ardhshem, qe na tregojne se vlerat mjedisore jane vlera te mbrujtura tek nje brez ne rritje qe e respektojne natyren dhe jeten!
------------------------------------------------
Në kuadër të projektit “Nga Mali në Det”, financuar nga Critical Ecosystem Partnership Fund dhe implementuar nga INCA Albania, shkolla “Lef Sallata” - Vlorë, zhvilloi orën edukative mjedisore në lagunën e Orikumit, për njohjen në praktikë të vlerave natyrore të kësaj zone dhe pasuritë që ajo ofron për edukimin mjedisor dhe turistët vendas dhe të huaj!
Gjatë këtij aktiviteti nxënësit vepruan si kërkues të vegjël të specieve bimore dhe shtazore dhe nëpërmjet posterave të ndryshëm dhanë mesazhe mjedisore për ruajtjen e vlerave natyrore të kësaj lagune.
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/nga-mali-ne-det-qershor-2021#sigProId23130a5c82