Visite: 648
Përqasje Inovative për Identifikimin e Zonave Natyra2000 - Tiranë
Nga Tirana në takimin lokal informues "Përqasje Inovative për Identifikimin e Zonave Natyra2000".
Rrugëtimi drejt integrimit dhe anëtarësimit në BE e ngarkon Shqipërinë me detyrimin për të identifikuar dhe mbrojtur trashëgiminë e saj natyrore me interes të lartë ruajtjeje për Bashkimin Evropian, duke përcaktuar, shpallur dhe mbrojtur një rrjet zonash veçanërisht të mbrojtura të njohur si Rrjeti Natyra 2000. Qëllimi i Zonave Natyra 2000 është të sigurojë mbijetesën afatgjatë të specieve dhe habitateve sipas përcaktimeve të dy direktivave evropiane, përkatësisht Direktiva për Shpendët dhe Direktiva për Habitatet.
Projekti “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”, financuar në kuadër të programit Green-AL, synon
mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile për të siguruar një kontribut cilësor dhe pjesëmarrje aktive të grupeve të interesit në mbështetje të procesit të krijimit dhe menaxhimit të rrjetit te zonave Natyra 2000 në Shqipëri, nëpërmjet ngritjes së një rrjeti kombëtar të organizatave të shoqërisë civile, i aftë për bashkëpunim dhe advokim në politikat kombëtare për ruajtjen e habitateve dhe llojeve të rëndësishme në nivel Evropian.
Takimi kishte për qëllim të japë informacion të detajuar mbi mënyrat e identifikimit, inventarizimit, hartëzimit dhe analizimit të vlerave natyrore të zonës Natyra 2000; informimin mbi kuadrin ligjor të BE-së (që mbulon direktivat e BE-së për Habitatet dhe Shpendët, për zhvillimin Rural, Direktivën e VNM-së, direktivën që lidhet me Konventën e Aarhus-it, etj.) përmes prezantimit të praktikave më të mira Evropiane dhe rajonale për këtë proces.
Takimi do t’u japë mundësinë organizatave të interesuara, anëtare të Rrjetit Natyra 2000, dhe aktorëve kryesorë në procesin e identifikimit dhe menaxhimit të zonave Natyra 2000, të informohen
dhe diskutojnë për aktivitetet e përbashkëta në lidhje me procesin e identifikimit, inventarizimit, hartëzimit dhe analizimit të vlerave natyrore të zonës Natyra 2000 përmes kuptimit të detyrave dhe
të drejtave që kanë në lidhje me këto zona duke siguruar një bashkëpunim të koordinuar dhe gjithëpërfshirës në menaxhim të qëndrueshëm të tyre në shërbim të komunitetit.
Ky takim zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”.
Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.
#FuqizimiiOJQShqiptarepërtëmbështeturkrijimindhemenaxhiminerrjetitNatyra2000nëShqipëriMbrojtjaeBiodiversitetit
#EmpowermentofAlbanianNGOstosupportthecreationandmanagementoftheNature2000networkinAlbaniaProtectionofBiodiversity
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/perqasje-inovative-per-identifikimin-e-zonave-natyra2000-tirane#sigProId9e9e7f8f21
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/perqasje-inovative-per-identifikimin-e-zonave-natyra2000-tirane#sigProId9e9e7f8f21