Detyrimet dhe përfitimet nga rrjeti i Zonave Natyra 2000 - Librazhd

Detyrimet dhe përfitimet nga rrjeti i Zonave Natyra 2000 - Librazhd

Nga AdZM Elbasan ku po zhvillohet takimi lokal për ngritjen e kapaciteteve mbi detyrimet dhe përfitimet nga rrjeti i ZONAVE NATYRA 2000.

 
Takimi do të ketë për qëllim të ndajë çështje praktike e teknike për të aftësuar OMSHC-të dhe grupet e interesit mbi marrëdhëniet ndërmjet vlerave natyrore dhe komuniteteve lokale, të informojë për përfitimet e lidhura me biodiversitetin për njerëzit, si dhe presionet dhe kërcënimet ndaj vlerave natyrore.
Takimi do t’u japë mundësinë organizatave të interesuara, anëtare të Rrjetit Natyra 2000, dhe aktorëve kryesorë në procesin e identifikimit dhe menaxhimit të zonave Natyra 2000, të informohen dhe praktikojnë procedurat e aplikimit të identifikimit, inventarizimit, hartëzimit dhe analizimit të vlerave natyrore të zonës Natyra 2000, si dhe për identifikimin dhe analizimin e rreziqeve të mundshme me të cilat përballen zonat e identifikuara si Natyra 2000 duke siguruar një bashkëpunim të koordinuar dhe gjithëpërfshirës në menaxhim të qëndrueshëm të tyre në shërbim të komunitetit.
 
Ky takim zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”.
 
Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.
 
#FuqizimiiOJQShqiptarepërtëmbështeturkrijimindhemenaxhiminerrjetitNatyra2000nëShqipëriMbrojtjaeBiodiversitetit
#EmpowermentofAlbanianNGOstosupportthecreationandmanagementoftheNature2000networkinAlbaniaProtectionofBiodiversity
 
 

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: