Për një Mjedis Detar të Qëndrueshëm

Për një Mjedis Detar të Qëndrueshëm

Takimi Kombëtar  “Për një mjedis detar të qëndrueshëm”, organizuar në kuadër të projektit “MPANetworks” (Rrjete të Zonave të Mbrojtura Detare) të financuar nga programi i Bashkimit Europian, Interreg për Mesdheun, me bashkëfinancim të Fondit Europian të Zhvillimit Rajonal.

Takimi prezantoi dhe diskutoi dokumentin e “Rekomandimeve Politike” të  nxjerra nga Projekti MPANetworks, në mbështetje të proceseve vendimmarrëse dhe zbatimit të politikave për efektivitetin e menaxhimit të ZMD-ve në nivel lokal, kombëtar, dhe  ndërkombëtar, si dhe identifikimi i prioriteteve dhe mjeteve për integrimin e tyre në politikat tona kombëtare. Përfaqësues nga MedPAN përshëndetën dhe ndanë informacione të vlefshme në këtë kuadër me të pranishmit.

Organizuar si një tryezë e rrumbullakët diskutimi, takimi synoi të advokojë për një menaxhim efektiv të mjedisit detar dhe për këtë qëllim u diskutua mbi nismat apo aktivitetet që po kryhen apo planifikohen të realizohen në Shqipëri nga institucionet dhe donatorët e ndryshëm për të garantuar një mjedis detar të qëndrueshëm si pjesë e zhvillimit të ekonomisë blu që kontribuon në statusin e mirë mjedisor të detit, në planifikimin hapësinor detar dhe në zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Diskutimet kryesore nënvizuan angazhimet kombëtare në zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare që kontribuojnë në përmirësimin e qeverisjes detare, integrimin sektorial dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm

Aktiviteti do të pasojë në ditët në vazhdim me një udhëtim studimor pranë zonës së mbrojtur detare Karaburun Sazan. "Së bashku për një mjedis detar të qëndrueshëm”  është motoja e këtij eventi, i cili do të bëjë bashkë, institucionet kombëtare dhe komunitetin e donatoreve dhe OJF-të mjedisore për të ndarë zgjidhjet dhe për të identifikuar prioritetet dhe rrugët përpara drejt një mjedisi detar të shëndëtshem dhe të qëndrueshëm.

Projekti MPA NETWORKS synon të promovojë dinamikën e bashkëpunimit ndërmjet menaxherëve të MPA në të gjitha nivelet në Mesdhe. Projekti MPA NETWORKS është fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat që kërkojnë një qasje që shkon përtej kufijve të MPA-ve. Këto sfida përfshijnë çështje globale të efektivitetit të menaxhimit, dhe më konkretisht menaxhimin e peshkimit në shkallë të vogël në ZMD, ruajtjen e specieve të lëvizshme dhe zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm financues për ZMD-të. Projekti ka ndihmuar gjithashtu në forcimin e rrjeteve të menaxherëve të MAP-së në nivel kombëtar, nën-rajonal dhe mesdhetar dhe për të siguruar ndërtimin e kapaciteteve dhe shkallëzimin e zgjidhjeve të mira dhe rekomandimeve të politikave. https://mpa-networks.interreg-med.eu/

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: