Krijimi dhe menaxhimi i rrjetit Natura2000 në Shqipëri

Krijimi dhe menaxhimi i rrjetit Natura2000 në Shqipëri

Rrugëtimi drejt integrimit dhe anëtarësimit në BE e ngarkon Shqipërinë me detyrimin për të identifikuar dhe mbrojtur trashëgiminë e saj natyrore me interes të lartë ruajtjeje për Bashkimin Evropian, duke përcaktuar, shpallur dhe mbrojtur një rrjet zonash veçanërisht të mbrojtura të njohur si Rrjeti Natyra 2000. Qëllimi i Zonave Natyra 2000 është të sigurojë mbijetesën afatgjatë të specieve dhe habitateve sipas përcaktimeve të dy direktivave evropiane, përkatësisht Direktiva për Shpendët dhe Direktiva për Habitatet.
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”, financuar në kuadër të programit Green-AL, u organizua në rajonin e Elbasanit, në dt. 27.07.2022, në rajonin e Vlorës ne dt.03.08.2022 dhe në rajonin e Shkodrës në dt. 05.08.2022, takimi i shoqatave mjedisore dhe grupeve të interesit me qëllim të negocimit të përfshirjes dhe angazhimit të OSHC-ve aktive nga rajoni në Rrjetin e Organizatave për Zonat Natyra 2000 në Shqipëri. Takimi ju dha mundësinë organizatave të interesuara të konsultojnë dhe diskutojnë një marrëveshje bashkëpunimi, ku do të përcaktohet mënyra e funksionimit të rrjetit në mbështetje të rritjes së kapaciteteve, informimit dhe aktivizimit në fushata konsultuese, pjesëmarrjeje dhe advokuese për procesin e identifikimit dhe shpalljes së zonave Natyra 2000 me pjesëmarrje publike.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.
 
#FuqizimiiOJQShqiptarepërtëmbështeturkrijimindhemenaxhiminerrjetitNatyra2000nëShqipëriMbrojtjaeBiodiversitetit
#EmpowermentofAlbanianNGOstosupportthecreationandmanagementoftheNature2000networkinAlbaniaProtectionofBiodiversity
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: