Organizatat e shoqërisë civile dhe Ligatinat

Organizatat e shoqërisë civile dhe Ligatinat

Në datat 24-25 nëntor dhe 1-2 dhjetor 2020 u zhvillua trajnimi i trajnerëve me tematike "Përfshirja e komunitetit lokal në menaxhimin e ligatinave" të organizuar nga WWF Afrika dhe NGO-ja nga Tunizia AAO-Birdlife në kuadër të projektit "Organizatat e shoqerisë civile dhe Ligatinat" të financuar nga AFD dhe Ministria e Mjedisit të Frances.
Në këtë trajnim morën pjesë dy anëtarë të INCA, si partnere në këtë projekt.
Trajnimi synoi të përgatisë trajnerë për të trajnuar organizatat lokale të shoqerisë civile në vendet e Mesdheut për mënyrën e angazhimit të komunitetit lokal në procesin e menaxhimit të ligatinave si zona me vlera të larta natyrore dhe në veçanti si shtëpia e zogjve shtegtarë.
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: