Aksione komunitare në zonat e mbrojtura - Dhjetor 2020

Aksione komunitare në zonat e mbrojtura - Dhjetor 2020

- Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “22 Tetori” në Berat, realizoi 2 orë edukative mjedisore në klasa të ndryshme me qëllim njohjen e vlerave të natyrës dhe të biodiversitetit. Një vëmendje e veçantë j’u kushtua edhe Parkut Kombëtar të Tomorrit, si një ndër parqet më të pasur nga aspekti natyror dhe që ndodhet në afërsi të shkollës.

- Ne ecurine e projektit te finacuar nga INCA u realizua mbiellja e fidaneve te pishave te buta ne "Pyllin e shkolles Roshnik"!

- Në vazhdimësi të projektit të financuar nga ACAP dhe mbështetur nga INCA, shkolla e mesme e bashkuar Roshnik - Berat, realizoi aktivitetin e dyte me mbielljen e pishave te butave ne Roshnik ne vendin e quajtur "Pylli i Shkolles".

- Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “Zihni Toska” në Berat, zhvilloi sot një aktivitet mjedisor, mbi proceset e riciklimit dhe përdorimin e tij në jetën e përditshme duke përfshirë këtu edhe mjediset e klasës.

Riciklimi, në vendet si Shqipëria ku menaxhimi I mbetjeve është ende një nga problematikat kryesore, shihet si një process i domosdoshëm për të zvogëluar sasinë e mbetjeve të cilat sjellin dëme të mëdha në mjedis.

- Në vazhdimësi të projektit të financuar nga ACAP dhe mbështetur nga INCA, shkolla Nonda Bulka - Përmet, zhvilloi aktivitetin "Natyra në Laborator".

- Gjithashtu, tabela informuese mbi speciet simbol të florës dhe faunës si dhe mikrogjallesave të parkut, të përgatitura nga fëmijët, do t'i dhurohen stafit të Adzm Gjitokastër për tu vendosur te Qendra e Informacionit të Parkut.

Ky aktivitet është realizuar nga Shkolla Nonda Bulka - Përmet me financim të projektit ACAP dhe me mbështetjen e INCA.

- Gjatë ditës së sotme, në kuadër të projektit ACAP, u realizuan vizitat në terren me shkollën “Meleq Gosnishti” dhe “Nonda Bulka” në Përmet, të cilët tashmë mund të quhen ambasadorët e Parkut Kombëtar Bredhi Hotovës-Dangëlli, duke qenë vazhdimisht në kontakt me natyrën dhe duke përmirësuar njohuritë e tyre lidhur me vlerat e saj.

Në këtë mënyrë ata po japin kontributin e tyre si breza të ardhshëm ku nëpërmjet njohurive që marrin, ndërrmarin hapat e parë të rëndësishëm në ruajtjen e natyrës.

- Në kuadër të projektit ACAP, u realizuan vizita në terren me shkollën “Zihni Toska” në Berat, në Parkun Kombëtar Mali i Tomorrit . Gjatë kësaj ekspedite nxënësit u informuan për mënyrat e monitorimit të jetës së egër nëpërmjet kamerave kurth dhe ndoqën një prej shtigjeve me rëndësi të madhe natyrore në brendësi të këtij parku.

- Në kuadër të projektit ACAP dhe Thirrjes së Shkollave për Aksion, shkolla “Balil Pelari” në Orikum mbylli sot projektin “Ekspozita ime për lagunën e Orikumit” , ku për muaj me rradhë nxënësit pas ekspeditave të shumta në lagunën e Orikumit, të frymëzuar prej saj, shfaqën punët e tyre artistike nëpërmjet pikturave të ndryshme si për shpendët e lagunës, natyrën e bukur të saj, zonat kulturore të mbrojtura si pjesë nga Kisha e Marmiroit dhe Orikut të vjetër etj. Kjo ekspozitë u zhvillua në ambientet e shkollës, ku nxënësit e shkollës dhe prindërit mund të shikonin këto punë të mrekullueshme dhe nëpërmjet tyre të mund të imagjinonin lagunën e Orikumit.

- Në kuadër të projektit ACAP dhe Thirrjes së Shkollave për Veprim, Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë, nën projektin e fituar prej shkollës të titulluar “Natyralistët e vegjël”, krijuan këndin e piknikut në Parkun Kombëtar të LLogara-së.

Ky kënd me vendosjen e tavolinave, stolave, koshave dhe tabelave me kodin e sjelljes do të jenë në funksion të të gjithë vizitorëve të Parkut të cilët mund të përdorin këtë kënd, por duke marrë informacione edhe për parkun edhe duke hedhur mbetjet e tyre në vendin e duhur dhe jo në habitatet e kafshëve. Për t’a përmbyllur këtë aktivitet u zhvillua edhe interpretimi I një pjese teatrale me dhënien e mesazheve për mbrojtjen e natyrës.

  • Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “Bogdan” në Berat, zhvilloi orën edukative mjedisore në ambientet e shkollës, duke e pastruar shkollën dhe zonat përreth saj nga mbetjet e shumta si dhe duke u kujdesur për pemët dhe bimët e mbjella.
  • Shkolla Rroshnik Berat, në kuadër të minigrantit dhënë nga projekti ACAP dhe mbështetur nga INCA, zhvilloi Ekspoziten me postera për mjedisin, ese, reportazhe, mesazhe.

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: