GREEN 27 - koalicioni i OJF-ve shqiptare bëhet pjesë e nismës rajonale

GREEN 27 - koalicioni i OJF-ve shqiptare bëhet pjesë e nismës rajonale

Drejt një zëri të përbashkët në negociatat e BE-së

Të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor po e shohin integrimin në BE si horizontin e përbashkët të së ardhmes. Pavarësisht përpjekjeve të bëra deri më tani, komuniteti i OJF-ve mbetet një element kyç për progresin, veçanërisht në lidhje me transpozimin dhe zbatimin e Kapitullit 27.

Më shumë se 33 pjesëmarrës të OJF-ve të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë të angazhuar ose të interesuar të punojnë në advokim për të ndikuar në proceset e negociatave të vendit me BE-në, u bashkuan në datë 15 Dhjetor, 2020, duke ndarë të njëjtin interes për temën. Katër organizatat kryesore partnere të Green 27+ morën pjesë në mënyrë aktive në këtë organizim, duke ndarë përvojat e tyre të vitit të parë dhe sfidat e procesit të angazhimit të OJF-ve në Shqipëri.

E njëjta perspektivë dallohet nga të gjithë pjesëmarrësit në rrjetin rajonal për një ndikim më të fortë në nivel rajonal, si dhe për shkëmbimin e përvojave midis koalicioneve, veçanërisht të atyre me angazhim disa vjeçar në procesin e negociatave. Temat me rëndësi rajonale si Ndryshimet Klimatike, Energjia, Marrëveshja e Gjelbër, si dhe shqetësimet mjedisore ndërkufitare mbi biodiversitetin dhe mbrojtjen e natyrës, parandalimin e ndotjes, etj. janë renditur në fushat e bashkëpunimit rajonal për sektorin e OJF-ve mjedisore.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: