Nuk ka më vend për termocentrale me qymyr dhe industri që ndot në ballkanin perëndimor

Nuk ka më vend për termocentrale me qymyr dhe industri që ndot në ballkanin perëndimor

NUK KA MË VEND PËR TERMOCENTRALE ME QYMYR DHE INDUSTRI QË NDOT NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Djegia e qymyrit është burimi më i madh individual i ndotjes së ajrit në Ballkanin Perëndimor, me termocentralet që e kryesojnë atë. Kompanitë që i drejtojnë ato dhe shtetet e rajonit, nuk i përmbahen ligjeve për emetimet e gazrave të dëmshëm. E njëjta gjë vlen për impiantet e tjera të mëdha me djegie - impiantet industriale me konsumin më të madh të energjisë të cilat, përveç prodhimit të energjisë elektrike, janë kryesisht përgjegjëse për ndotjen. Përdorimi i vazhdueshëm i termocentraleve me qymyr do ta bëjë të pamundur arritjen e neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050. Për më tepër, industria përballet me një kolaps financiar nëse nuk arrin të miratojë sa më shpejt teknologji më të pastra.

Cila është rruga drejtajrit më të pastër në Ballkanin Perëndimor? Një nga ndotësit kryesorë është sektori i energjisë elektrike, më konkretisht termocentralet me qymyr. Nëse shohim vetëm industrinë, përveç prodhimit të energjisë elektrike, ndotësit më të mëdhenj përfshijnë ndërmarrjet e mëdha, funksionimi i të cilave kërkon sasi të madhefurnizimi me energjie. Këto përfshijnë uzinat e çelikut, fabrikat e çimentos, rafineritë dhe pikat e tjera të nxehta të ndotjes në nivel lokal dhe më gjerë.

Qymyri përdoret gjithashtu në industrinë e rëndë, për ngrohje - në stacionet e ngrohjes, në dhomat e kaldajave dhe në shtëpia. Kështu, kalimi tek përdorimi i lëndëve më të pastra për përftimin e energjisë, do të eleminonte shkakun më të madh individual të ndotjes së ajrit.

Termocentralet me qymyr,në vitin 2019, përbënin 43% të kapaciteteve totale të prodhimit të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor, megjithatë furnizimi i përgjithshëm atë vit nga këto termocentrale arriti në 61%[1]. Nuk kemi të dhëna se këto trende do të ulen në një kohë të afërt.

Në mënyrë të pavullnetshme qytetarët po i paguajnë miliarda euro industrisë së qymyrit.

Gjithashtu, ka projekte në vazhdim për ndërtimin dhe rikonstruksionin e termocentraleve me qymyr, si dhe projekte që kanë të bëjnë me zgjerimin e minierave ekzistuese të qymyrit. Edhe nëse impiantet e vjetra të prodhimit të energjisëdo të mbylleshin, sapo të rejat të fillonin punën,përsëri ndotja ekstreme e ajrit do të vazhdonte, e do të zgjaste varësinë ndaj qymyrit për disa dekada.

Në vitin 2019 shtetet e rajonit, kanë paguar gjithsej 72.7 milion euro në subvencione direkte për prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri. Sidoqoftë, kjo shumë është relativisht e vogël krahasuar me garancitë e huasë qeveritare, që arrin deri në 2.15 miliardë euro[2]. Këto janë para të paguara nga të gjithë qytetarët, dhe këto vendime merren pa pjesëmarrjen e tyre.

Prodhimi i energjisë elektrike nga qymyri dhe veprimtaritë e tjera industriale, çlirojnë okside të squfurit (SOx), posaçërisht dioksidin e squfurit (SO2), grimcat e ngurta (PM), të quajtura gjithashtu lëndë të grimcave që rrinë pezull në ajër, oksidet e azotit (NOx), përbërsit organik të paqëndrueshme jo-metan (NMVOC), dhe metalet e rënda si arseniku, kadmiumi, plumbi dhe merkuri.

Të gjitha këto janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin. Për shembull, emetimet e squfurit në ajër shkaktojnë rritjen e acidifikimit të tokës, duke rrezikuar kështu bujqësinë. Pjesa e ndotjes së ajrit të prodhuar nga transporti i materialeve nuk regjistrohet si ndotje e ajrit e shkaktuar nga industria.

Rregulloret dhe ligjet nuk zbatohen

Një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit mjedisor të Bashkimit Europian tashmë është integruar në legjislacionin kombëtar të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sidoqoftë, për shkak të dështimit të pranimit të përgjegjësisë nga i gjithë zinxhiri përgjegjës, nga autoritetet te operatorët e objekteve industrial,si dhe mungesës së mekanizmave të zbatimit të rregulloreve, nivelet e lejuara të ndotësve të ajrit vazhdojnë të tejkalohen.

Qeveritë ende e shohin qymyrin si një burim strategjik. Shkeljet dhe vonesat në implementimin e masave të mbrojtjes së mjedisit nga kompanitë në këtë sektor, kryesisht në pronësi të shtetit, po tolerohen. Në të njëjtën kohë, investitorët privatë, kryesisht të huaj, që operojnë në industrinë e cila konsumon një sasi të madhe të energjisë elektrike, lejohen të veprojnë pa pengesa pavarësisht shkeljes së standardeve dhe rregulloreve për ndotjen. Sipas të dhënave të vitit 2018, shumë vende të rajonit kanë tejkaluar nivelet maksimale vjetore të SO2[3] dhe grimcave të ngurta[4] siç përcaktohet nga planet e tyre kombëtare të uljes së emetimeve (NERP).

Ndotja e shkaktuar nga termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor ka gjithashtu një ndikim ndërkufitar. Pjesa më e madhe (2,013) nga 3,906 vdekjeve të parakohshme që i atribuohen ndikimit të tyre në 2016 ndodhën në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa 1,239 vdekje ndodhën në rajonin tonë, dhe pjesa tjetër preku vendet e tjera.[5] Kjo kontribuon në fillimin dhe përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.[6]

Pa kompromis drejt neutralitetit të karbonit në vitin 2050

Shtetet e rajonit kanë vendosur t'i bashkohen BE, që nënkupton zbatimin e gamës së plotë të rregulloreve mjedisore të Bashkimit Europian, si dhe përmbushjen e qëllimit të uljes së emetimeve neto të dioksidit të karbonit (CO2) në zero deri në vitin 2050[7]. Duke pasur parasysh faktin që termocentralet me qymyr janë burimi më i madh i këtij gazi serë në Ballkanin Perëndimor, është e vështirë të imagjinohet që ato pajisje mund të mbijetojnë.

Gjithashtu BE ka ambicie të ngjashme për pjesën tjetër të industrisë, kështu që stimulon zhvillimin e teknologjive për përdorimin e energjisë elektrike dhe hidrogjenin, së bashku me kapjen dhe ruajtjen e karbonit. Madje ka programe eksperimentale për prodhimin e lëndëve djegëse dhe materialeve të tjerë nga dioksidi i karbonit.

Shumica e vendeve kanë përcaktuar një afat për heqjen graduale të qymyrit dhe termocentralet që punojnë me të po mbyllen me një ritëm të përshpejtuar. Përveç rregulloreve gjithnjë e më të rrepta, pronarët e termocentraleve që përdorin lëndë djegëse për impjantet e tyre, i vendosen tarifa shtesë për lejet për të emetuar dioksid karboni. Çmimet e lejeve në tregun e aksioneve kanë shënuar rritje rekord për muaj me radhë.

Filtra të shtrenjtë për një tëardhme pa lëndë djegëse

Gjithashtu Bashkimi Europian po dërgon mesazhin se sektorët e naftës dhe petrokimisë nuk kanë të ardhme dhe se gazi fosil do të shërbejë vetëm si një lëndë djegëse kalimtare. BE gjithashtu planifikon të vendosë së shpejti një taksë CO2 për mallrat dhe shërbimet e importuara, të cilat ndoshta do të mbyllin automatikisht shumë ndotës të orientuar drejt eksportit në rajonin tonë. Nuk duhet të përjashtohet mundësia që ato mekanizma të bëhen më të rreptë, e që kërkesat në lidhje me zbutjen e ngrohjes globale dhe pasojat e saj do të rriten.

Përveç faktit që në Ballkanin Perëndimor rikonstruktimi, instalimi i filtrave dhe njësive të desulfurizimit në termocentrale po vonohet, duke përjetësuar kështu ndotjen e ajrit dhe duke rrezikuar shëndetin e njerëzve, këto ndërhyrje të shtrenjta do të rrisin edhe kostot e mbylljes së tyre[8] e cila gjithnjë e më shumë duket e pashmangshme. Duhet gjithashtu të theksohet fakti se të gjitha këto pajisje për mbrojtjen e mjedisit funksionojnë me energji elektrike, prandaj është logjike të supozohet se ajo do të prodhohet nga të njëjtat termocentrale me qymyr, duke rritur kështu konsumin e kësaj lënde djegëse.

Roli i qytetarëve dhe i shoqërisë civile

Parakushti më i rëndësishëm për uljen e ndotjes së ajrit të shkaktuar nga industria është një politikë me tolerancë zero ndaj ligjit mjedisor dhe shkeljeve të standardeve nga institucionetkompetente[9]. Shoqëria civile mund të kontribuoj duke forcuar kapacitetet e saj për nisjen e çështjeve gjyqësore, të cilat, nga ana tjetër, do të përmirësojnë procedurat gjyqësore.

Ndërhyrjet ligjore duhet të pasohen nga fushata sensibilizuese që synojnë sigurimin e mbështetjes nga qytetarët. Qytetarët gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm në ngritjen e alarmit ndaj autoriteteve dhe udhëheqjen e fushatave mediatike. Sipas Konventës së Aarhusit, ata kanë të drejtë të marrin pjesë në vendimmarrje gjatë analizës së ndikimeve mjedisore të objekteve industriale ekzistuese dhe atyre të planifikuara. Në lidhje me këtë çështje, ata mund të përdorin asistencën e institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave mjedisore.

Komunitetet lokale që vuajnë pasojat e ndotjes nga objektet industriale që ndodhen pranë tyre, janë veçanërisht të rëndësishme për të patur një reagim nga autoritetet. Institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore, madje edhe kreditorët privatë, gjithashtu mund të përbëjnë një faktor të rëndësishëm nëse ato kushtëzojnë dhënien e kredive në raport me respektimin e rregullave mjedisore.

Së bashku ne jemi më të fortë

Një gjyqësor i pavarur dhe penalitetet financiare mund të përfshihen brenda Komunitetit të Energjisë, një organizatë ndërkombëtare e cila ndërmjetëson në çështjen e zgjerimit të tregut të energjisë të BE-së në vendet që përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo kërkon mbështetje nga administrata e Brukselit, si dhe nga shoqëria civile dhe vendet e rajonit.

I gjithë Ballkani Perëndimor po lufton me pothuajse të njëjtat sfida, të cilat përfshijnë ndotjen industriale. Prandaj, veprimi i përbashkët nga grupe aktiviste që i drejtohen Bashkimit Europian, Komunitetit të Energjisë dhe organizatave ndërkombëtare, është më efektiv sesa pretendimet individuale.

Përmbushja e detyrimeve që janë pjesë e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e pranuar nga vendet e rajonit me nënshkrimin e Deklaratës së Sofjes në nëntor 2020, do të hapte aksesin për grante të pakthyeshme dhe mbështetjen e Bashkimit Europian për një tranzicion të drejtë.

Edhe nëse nuk i marrim në konsideratë ato që përmendëm më lart, shumica e minierave të qymyrit dhe termocentralet, nuk mund të mbijetojnë në treg nëse nuk do të merrnin subvencionet e përmendura. Këto fonde do të duhet të rialokohen në programet sociale dhe rikualifikimin e punëtorëve, riparimin dhe adaptimin e objekteve, minierave dhe zhvillimin e projekteve për gjenerimin e energjisë nga burime të rinovueshme. Sistemi elektrik do të transformohej duke patur një ndikim minimal në shoqëri, në sigurinë energjitke dhe në financat publike.

Minierat e qymyrit zënë sipërfaqe të mëdha dhe mund të përdoren për instalimin e impianteve diellore që do të kompensonin kapacitetet aktuale të prodhimit të energjisë elektrike.Në çdo rast, shoqëria rrezikohet jashtëzakonisht nga ndotja e ajrit dhe një përmirësim thelbësor është i pamundur pa zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e mjedisit. Objektetindustriale, të mëdhaapo të vogla, duhet t'i drejtohen teknologjive më të pastra, përndryshe ato nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord, ndër të tjera, për të harmonizuar politikat e tyre me sistemin e tregtimit në përputhje me shkallën e emetimeve të BE - EU ETS. Kostot e larta të lejeve për emetimin e dioksidit të karbonit, gjithnjë e më shumë po zvogëlojnë qëndrueshmërinë e gjenerimit të energjisë elektrike nga qymyri. Për këtë arsye, pritet që rikonstruksioni dhe ndërtimi i termocentraleve të braktiset, dhe ato ekzistuese do të mbyllen së shpejti, gjë që do të ulë në mënyrë drastike ndotjen e ajrit.

[1]WB6 Energy Transition Tracker, Energy Community Secretariat, February 2021.

[2]Investments into the past: An analysis of Direct Subsidies to Coal and Lignite Electricity Production in the Energy Community Contracting Parties 2018–2019, Energy Community Secretariat, December 2020.

[3]Comply or Close, HowWestern Balkan coal plants breach air pollution laws and what governments must do about it, CEE Bankwatch Network, June 2020.

[4]WB6 Energy Transition Tracker, Energy Community Secretariat, February 2021.

[5]Chronic coal pollution - EU action on the Western Balkans will improve health and economies across Europe, HEAL, CAN Europe, Sandbag, CEE Bankwatch Network and Europe Beyond Coal, 2019.

[6]Secretariat concerned about the implementation of NERPs in four Contracting Parties: https://energy-community.org/news/Energy-Community-News/2021/02/05.html

[7]Council of the European Union, Council conclusions on Climate and Energy Diplomacy - Delivering on the external dimension of the European Green Deal, Brussels, 25 January 2021: https://www.consilium.europa.eu/media/48057/st05263-en21.pdf

[8]World Bank Regional Note on Air Quality Management in the Ëestern Balkans: Bosnia and Herzegovina, Kosovo, and North Macedonia, March 2020.

[9]An Energy Community for the Future, Report by the High Level Reflection Group of the Energy Community, May 2014, p. 19

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: