Aty ku rrinë bashkë natyra dhe ekonomia lokale
Modeli i Menaxhimit “Toka Blu”
Peisazhi i bukur natyror dhe vlerat e biodiversitetit detar të zonës së Porto Palermos janë të njohura e krahasuara si perla e jugut të Shqipërisë. Ujërat e kristalta, bimësia nënujore dhe gjallesat interesante që fshihen pas kësaj bimësie, të nxisin e ftojnë të zhytesh në thellësinë e saj për të eksploruar thellë e më thellë çfarë kjo zonë detare të ofron në gjirin e saj. Por jo vetëm thellësia e detit të ofron bukuritë dhe impresionet, por dhe shtrirja e saj mbi det e veçanërisht në tokë. Mali në vijimësi të bregut, gadishulli në mes të ujërave me historinë e kalasë së tij dhe më tej banorët që jetojnë dhe kanë lidhur jetesën me të, janë thesare që na japin akoma më shumë shpresën se kjo zonë me vlera duhet të ruhet dhe zhvillohet.
Për një periudhë trevjeçare në bashkëpunim me AKZM dhe partnerët e tjerë nga Italia e Mali i Zi, INCA u angazhuanë zbatimin projektit “Modele me Pjesëmarrje për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Burimeve Detare dhe Bregdetare për Ruajtjen e Habitateve, Biodiversitetit dhe Shërbimeve të Ekosistemeve Ndërkufitare”. Qëllimi i këtij projekti ishte të nxiste një mënyrë tjetër të menaxhimit të zonave me vlera natyrore të veçanta, dhe që ofrojnë dhe mundësitë e përfitimeve ekonomike, përmes përfshirjes së komunitetit lokal, pranë këtyre zonave. Modeli “Toka Blu” që u ofrua për Shqipërinë, merr në konsideratë menaxhimin dhe ruajtjen e vlerave natyrore të zonës detare të Porto Palermos në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të tij. Edhe pse një koncept i ri në menaxhimin e integruar të zonave detare dhe bregdetare me vlera të larta të biodiversitetit, ai shpalos mundësitë për nje zhvillim të qëndureshëm në ndihmë të ekonomisë së zonës.
Modeli i propozuar dhe diskutuar me të gjithe aktoret dhe komunitetin lokal në zonë, bënë bashkë mbrojtësit e natyrës, shkencëtarët, komunitetin dhe pushtetin lokal dhe rajonal, të gjithë bashkëpunojnë, bashkërendojnë njohuritë dhe kapacitetet që kjo zonë të menaxhohet duke përfituar të gjithë, vetë natyra dhe komuniteti, pa dallim dhe pa ndarje. Modeli i menaxhimit “Toka Blu” për Porto Palermon, mban në thelb të tij trajtimin e kësaj zone si një zone e mbrojtur natyrore me shumë vlera, dhe menaxhimin e saj përmes qeverisjes lokale dhe vetë komunitetit me mbështetjen e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Vlorë. Ky model menaxhimi do të tregojë mundësinë e shfrytëzimit të burimeve natyrore që Porto Palermo zotëron duke i mbrojtur dhe ruajtur këto vlera, por dhe duke i përdorur në mënyrë të qëndrueshme.
AKZM përmes ADZM Vlorë dhe INCA, në bashkëpunim me shume OMSHC të tjera, do ti ofrojne në vazhdimesi komunitetit dhe pushtetit lokal pranë Porto Palermos, mbështetje shkencore dhe menaxheriale me qëllim krijimin e një zone të bukur BLU ku mund të rrinë bashkë natyra dhe ekonomia lokale.
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/event-permbylles-i-blue-land-project#sigProId975a8315be