Visite: 919
Metodologjia e vlerësimit të nivelit të përafrimit dhe zbatimit të legjislacionit evropian për mjedisin në Shqipëri: Kapitulli 27
Trajnim Kombëtar mbi metodologjinë e vlerësimit të nivelit të përafrimit dhe zbatimit të legjislacionit evropian për mjedisin në Shqipëri: Kapitulli 27
Grupimi i organizatave partnere të GREEN 27+, kryesuar nga Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania), Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (Qendra EDEN), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Instituti i Kërkimeve Urbane (URI), organizuan Trajnimin Kombëtar mbi metodologjine dhe rrugën që duhet ndjekur për vlerësimin e nivelit të përfarimit dhe zbatimit të legjislacionit shqipëtar në përputhje me direktivat bazë të Bashkimit Europian.
Trajnimi kishte për qëllim të mundësoje dhe forcojë kapacitetet e Organizatave të Shoqërisë Civile Mjedisore në aspektet e përafrimit të Shqipërisë në BE, duke synuar ofrimin e kontributit konkret dhe inkurajimin e pjesëmarrjes proaktive dhe konstruktive të OSHC-ve në procesin e vlerësimit të nivelit të përafrimit dhe zbatimit të legjislacionit Evropian për mjedisin në Shqipëri.
Përmes këtij aktiviteti synohet pozicionimi i OSHC-ve në procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në - sukseset e saj, boshllëqet e progresit dhe vështrimi për zgjidhjen e mundshme të sfidave të vëzhguara. Komuniteti i OSHC-ve mbetet një element kyç për progresin e vendit, veçanërisht kjo e lidhur me transpozimin dhe zbatimin e kapitullit të mjedisit.