
Visite: 18
NGO-të dhe Ligatinat: Trajnim për një të ardhme të gjelbër dhe të qëndrueshme


Në datë 28 Maj në Divjakë, organizuam një trajnim ku CSO-të dhe aktorët kyç të zonës ligatinore dhe Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta u bashkuan për të forcuar rolin e tyre në edukimin mjedisor.
Pjesëmarrësit u informuan mbi mënyrën e hartimit të një plani edukimi duke u bazuar në të dhëna nga Plani i Menaxhimit të Zonës së Mbrojtur. Gjithashtu, ata eksploruan biodiversitetin e pasur të kësaj zone, duke njohur rëndësinë e ekosistemeve ligatinore dhe rolin që mund të luajnë për mbrojtjen e tyre. 



Pjesëmarrësit u angazhuan në grupe pune për të hartuar plane edukimi, të cilat trajtojnë tematika kyçe si:



Ky trajnim jo vetëm që forcoi kapacitetet e pjesëmarrësve, por edhe solli ide konkrete për zhvillimin e edukimit mjedisor si një mjet thelbësor për mbrojtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. 



Ky trajnim kontribuon në një qasje më të strukturuar për edukimin mjedisor, duke fuqizuar komunitetin lokal me njohuri dhe mjete praktike për të ruajtur ekosistemet tona të çmuara! 



Horizont EU
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/ngo-te-dhe-ligatinat-trajnim-per-nje-te-ardhme-te-gjelber-dhe-te-qendrueshme#sigProIde559f58d5e
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/ngo-te-dhe-ligatinat-trajnim-per-nje-te-ardhme-te-gjelber-dhe-te-qendrueshme#sigProIde559f58d5e