
Visite: 18
Zbulimi i Vlerave të Zonave Kullosore dhe Trashëgimisë Lokale


Në zemër të Parkut Natyror Korab-Koritnik, nxënësit e shkollës së Melanit u angazhuan në një aktivitet edukues për të njohur zonat kullosore dhe rolin e tyre në biodiversitet, por edhe për të zbuluar një profesion me histori të gjatë: bariun.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin pyetje dhe kuriozitete, duke eksploruar rolin e bariut si një figurë kyçe në ruajtjen dhe menaxhimin e këtyre zonave.
Ky aktivitet jo vetëm që frymëzoi nxënësit për të vlerësuar natyrën e vendit të tyre, por edhe i ndihmoi të zbulojnë një profesion të rrënjosur thellë në traditat dhe identitetin e komunitetit të tyre! 



Kjo iniciativë ndihmon në edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke krijuar lidhje të forta mes komunitetit dhe mjedisit! 



https://www.europeangreenbelt.org/bestbelt/projects/sustainable-grazing-for-the-preservation-of-vital-grassland-ecosystems
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/zbulimi-i-vlerave-te-zonave-kullosore-dhe-trashegimise-lokale#sigProIdb415ccad2f
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/zbulimi-i-vlerave-te-zonave-kullosore-dhe-trashegimise-lokale#sigProIdb415ccad2f