_large.jpeg)
Edukim Mjedisor në Maqellarë; Zbulimi i Vlerave të Zonave Kullosore dhe Trashëgimisë Lokale
🌿 Edukim Mjedisor në Maqellarë: Zbulimi i Vlerave të Zonave Kullosore dhe Trashëgimisë Lokale 🏞️
Në zemër të Parkut Natyror Korab-Koritnik, edhe nxënësit e shkollave të Maqellarës u angazhuan në një aktivitet edukues për të njohur zonat kullosore dhe rolin e tyre në biodiversitet, por edhe për të zbuluar një profesion me histori të gjatë: bariun.
Gjatë aktivitetit u ndanë informacione të detajuar mbi habitatet e rëndësishme dhe ekosistemet e kullotave, duke shpjeguar se si ato mbështesin jetën e egër dhe bujqësinë e qëndrueshme. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin pyetje dhe kuriozitete, duke eksploruar rolin e bariut si një figurë kyçe në ruajtjen dhe menaxhimin e këtyre zonave.
Ky aktivitet jo vetëm që frymëzoi nxënësit për të vlerësuar natyrën e vendit të tyre, por edhe i ndihmoi të zbulojnë një profesion të rrënjosur thellë në traditat dhe identitetin e komunitetit të tyre! 🏔️🐑
Kjo iniciativë ndihmon në edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke krijuar lidhje të forta mes komunitetit dhe mjedisit! 🌍💚
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/edukim-mjedisor-ne-maqellare-zbulimi-i-vlerave-te-zonave-kullosore-dhe-trashegimise-lokale#sigProId748e15c8a1