Në Vlorë nga Takimi i dytë konsultativ me aktorët lokalë dhe rajonal...

Në Vlorë nga Takimi i dytë konsultativ me aktorët lokalë dhe rajonal...

Në Vlorë nga Takimi i dytë konsultativ me aktorët lokalë dhe rajonal...
 
INCA në bashkëpunim me shoqatën Shoqata Flag Pine, Vlorë, organizuan takimin e dytë konsultativ me përfaqësuesit e institucioneve lokale, rajonale dhe qendrore, organizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit” për të diskutuar mbi analizën e zhvilluar për zonimin e zonave Natyra 2000 të zbatuar në zonën potenciale pilote të PKD Karaburun-Sazan.
 
Takimi kishte për qëllim jo vetëm të informojë përfaqësues të autoriteteve për procesin Natyra 2000 me pjesëmarrje publike, por edhe si një pikënisje për ndërtimin e dialogut dhe bashkëpunimit për të ardhmen e zhvillimit të këtij procesi me drejtimin e MTE.
 
Takimi u fokusua në diskutimet midis pjesëmarrësve mbi bashkë shqyrtimin e rezultateve të grumbulluara dhe të analizuara deri më tani. Një sërë prezantimesh mbi vlerat natyrore të identifikuara brenda zonës së studimit iu dhanë pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit diskutuan mbi vlerat natyrore të identifikuara (habitatet, speciet bimore dhe shtazore) dhe identifikimin e përfitimeve socio-ekonomike nga përdorimi i burimeve natyrore për komunitetin lokal. Gjithashtu, diskutimi u fokusua dhe në konfliktet e mundshme që sjell procesi i identifikimit të zonave Natyra 2000 në zhvillimin social-ekonomik të zonës së propozuar.
 
Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”.
 
Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.
 
#FuqizimiiOJQShqiptarepërtëmbështeturkrijimindhemenaxhiminerrjetitNatyra2000nëShqipëriMbrojtjaeBiodiversitetit #EmpowermentofAlbanianNGOstosupportthecreationandmanagementoftheNature2000networkinAlbaniaProtectionofBiodiversity
 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: