Me sudentet e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë

Me sudentet e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë

Me sudentet e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë
 
Studentët e rinj të degës së biologjisë detare ishin grupi i radhës për informimin mbi metodologjinë dhe procesin e zhvilluar për identifikimin, zonimin, hartëzimin dhe shpalljen e zonës së propozuar si potenciale të PKD Karaburun-Sazan si zonw Natyra 2000, në qytetin e Vlorës, zonë pilote e projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”. Ky do të jetë grupi i ardhshëm i kërkuesve shkencor që do të jenë pjesë e këtij procesi në vitet e ardhshme dhe do të ushtrojë profesionin e shkencëtarit për të plotësuar kërkesat e monitorimit dhe vlerësimit të statusit të habitateve dhe specieve sipas direktivave të BE-së për Habitatet dhe Zogjtë.
 
Takimi u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.
 
Takimi kishte për qëllim jo vetëm të informojë studentet për procesin Natyra 2000 me pjesëmarrje publike, por edhe si një pikënisje për t’i bërë pjesë të procesit me njohuritë e tyre dhe ngritjen e bashkëpunimit për të ardhmen. Takimi u fokusua në diskutimet midis pjesëmarrësve mbi bashkë shqyrtimin e rezultateve të grumbulluara dhe të analizuara deri më tani. Një sërë prezantimesh mbi vlerat natyrore të identifikuara brenda zonës së studimit iu dhanë pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit diskutuan mbi vlerat natyrore të identifikuara (habitatet, speciet bimore dhe shtazore) dhe identifikimin e përfitimeve socio-ekonomike nga përdorimi i burimeve natyrore për komunitetin lokal.
 
Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”.
 
Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.
 
#FuqizimiiOJQShqiptarepërtëmbështeturkrijimindhemenaxhiminerrjetitNatyra2000nëShqipëriMbrojtjaeBiodiversitetit #EmpowermentofAlbanianNGOstosupportthecreationandmanagementoftheNature2000networkinAlbaniaProtectionofBiodiversi
 
 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: