Në Kukës me grupet e interesit në kuadër të projektit Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë

Në Kukës me grupet e interesit në kuadër të projektit Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë

Në Kukës me grupet e interesit në kuadër të projektit Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë

Përkufizimi i thjeshtë i qeverisjes – kush mban pushtetin, autoritetin dhe përgjegjësinë “de facto” për të marrë dhe zbatuar vendimet, si merren ato vendime, sa të efektshme, efikase dhe të përgjegjshme janë. Por realiteti i qeverisjes lidhet gjithashtu me rrjetin e ndërlikuar të kushteve të nivelit vendor, të aftësisë për mirëkuptim apo hapësirës për keqkuptime, të aftësisë komunikuese dhe mungesës së komunikimit, së bashku me përcaktimin (apo mungesën e përcaktimit) e pushtetit dhe burimeve – të gjitha së bashku të kombinuara për të mundësuar përputhjet dhe mospërputhjet ndërmjet politikës dhe praktikës. Qeverisja për rrjedhojë, nuk është vetëm një proces i drejtuar nga qeveria. Grupet e interesit nuk janë thjesht ‘përdorues’ apo ‘interesa’; disa janë elementë të rëndësishëm të ekonomive dhe shoqërive të nivelit vendor, si në rastin e interesave bujqësore, peshkimit, industrive apo zhvilluesve urbanë dhe planifikuesve territorialë, dhe si të tilla janë pjesë e të gjithë panoramës së qeverisjes së zonave të mbrojtura natyrore.

Analiza e qeverisjes së zonave natyrore me vlera të larta të biodiversitetit në aspektin historik, social-ekonomik dhe natyror të PN Korab-Koritnik që lidhet me menaxhimin e burimeve natyrore brenda territorit të zonës së mbrojtur, ishte fokusi i takimit që u zhvillua në zonën e Kukësit (pjesë e zonës së studimit të projektit) me aktorët lokalë përmes njohjes së përgjegjësive dhe angazhimeve të tyre pranë kësaj zone të mbrojtur. Përmes kësaj analize pjesëmarrësit u informuan mbi rrjedhën historike të qeverisjes së zonës ndër vite dhe mënyrës së konceptimit të saj për të ruajtur dhe mbrojtur vlerat natyrore.

Përmirësimi i njohurive dhe kuptimi më i mirë i të drejtave, interesave, shqetësimeve dhe kapaciteteve lokale ligjore dhe zakonore për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm do të kontribuojnë patjetër në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, në përputhje me parimet e IUCN-së për qeverisjen e mirë për zonat e mbrojtura.

 *Ky projekt zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me organizatat partnere: Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore “Cukali” – Shkodër, Shoqata “Agro - Eko Dibra” - Peshkopi, Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave “Novosej” – Kukës me mbështetjen financiare të Prespa Ohrid Nature Trust - PONT

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: