Ndalesa e rradhës ishte Tropoja dhe PK Alpet e Shqipërisë...

Ndalesa e rradhës ishte Tropoja dhe PK Alpet e Shqipërisë...

Ndalesa e rradhës ishte Tropoja dhe PK Alpet e Shqipërisë...
 
Në kuadër të projektit Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë, INCA shvilloi takimin e rradhës me grupet e interest në qytetin e Bajram Currit.
Ndërkohë që zonat e mbrojtura natyrore të vendit ndajnë shumë kërcënime, trysni dhe sfida të përbashkëta me ato të botës – që nga ndryshimi klimatik e deri tek rritja e ndotjes, ato i nënshtrohen gjithashtu politikës, kulturave dhe ekonomisë së paqëndrueshme.
 
Qeverisja ka të bëjë me politikën (synimet e shprehura të mbështetura nga autoriteti) dhe me praktikën (aktet e drejtpërdrejta të njerëzve të cilët ndikojnë mbi natyrën). Politika dhe praktika duhet të funksionojnë në harmoni; politika udhëheq praktikën dhe praktika në këmbim informon politikën.
 
Analiza e qeverisjes së zonave natyrore me vlera të larta të biodiversitetit në aspektin historik, social-ekonomik dhe natyror të PK Alpet e Shqipërisë që lidhet me menaxhimin e burimeve natyrore brenda territorit të zonës së mbrojtur, ishte fokusi i takimit që u zhvillua në zonën e Tropojës (pjesë e zonës së studimit të projektit) me aktorët lokalë përmes njohjes së përgjegjësive dhe angazhimeve të tyre pranë kësaj zone të mbrojtur. Përmes kësaj analize pjesëmarrësit u informuan mbi rrjedhën historike të qeverisjes së zonës ndër vite dhe mënyrës së konceptimit të saj për të ruajtur dhe mbrojtur vlerat natyrore.
 
Përmirësimi i njohurive dhe kuptimi më i mirë i të drejtave, interesave, shqetësimeve dhe kapaciteteve lokale ligjore dhe zakonore për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm do të kontribuojnë patjetër në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, në përputhje me parimet e IUCN-së për qeverisjen e mirë për zonat e mbrojtura.
 
*Ky projekt zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me organizatat partnere: Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore “Cukali” – Shkodër, Shoqata “Agro - Eko Dibra” - Peshkopi, Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave “Novosej” – Kukës me mbështetjen financiare të Prespa Ohrid Nature Trust - PONT
 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: