Ndikimin e politikave për ruajtjen e ligatinave
Trajnim online mbi 'Ndikimin e politikave për ruajtjen e ligatinave'
Në datat 8, 11 dhe 15-16 dhjetor 2020 u zhvillua trajnimi i trajnerëve me tematike "Ndikimi i politikave për ruajtjen e ligatinave" të organizuar nga organizata ORC e Turqisë në kuadër të projektit "Ndërtimi i kapaciteteve dhe mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile dhe aktorëve publikë të Rajonit të Jugut dhe Lindjes së Mesdheut, për të mbrojtur, menaxhuar dhe siguruar monitorimin e ligatinave" të financuar nga AFD dhe Ministria e Mjedisit të Frances.
Në këtë trajnim morën pjesë dy anëtarë të INCA, si partnere në këtë projekt.
Trajnimi synoi të përgatisë trajnerë për të trajnuar organizatat lokale të shoqerisë civile në vendet e Mesdheut për mënyrën e angazhimit të komunitetit lokal në procesin e menaxhimit të ligatinave si zona me vlera të larta natyrore dhe në veçanti si shtëpia e zogjve shtegtarë. Ky trajnim synonte në përgatitjen e strategjive të ndikimit në politikat kombëtare të menaxhimit të ligatinave duke ruajtur vlerat natyrore të tyre si burime të zhvillimit social-ekonomik të këtyre zonave dhe duke u mbështetur në zbatimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit të qëndrueshëm të këtyre zonave.